Basha i lexon një për një premtimet e Ramës për bujqësinë, fermerët i përgjigjen: Qe mashtrim

0

Kryetari I PD-së Lulzim Basha deklaroi sot përpara Kryeministrisë, me mikrofon, se fermeri shqiptar sot e blen naftën 40% më shtrenjtë se fermeri gjerman, se fermeri Italian, në bashkëbisedimin që zhvilloi sot me fermerë në çadrën e protestës.

Loading...

Basha  i analizoi një për një, premtimet e Kryeministrit Edi Rama, duke iu drejtuar fermerëve me pyetjen:” A e ka bërë këtë?”

“Premtoi heqjen e tatim-fitim për industritë e reja agropërpunuese në 4 vitet e para” – vazhdoi të lexonte premtimet e Ramës, Basha. –  A jua ka hequr? Kush është këtu nga industritë agropërpunuese? – Po. Zero!

“Deklaroi se do të ngrinte bankën. A ka parë njeri këtu bankë? Ku është banka?” – pyeti Basha dhe përgjigja i erdhi nga një protestuese: “Po, ngriti bankën e Lindës!”

“Ky është Kryeministri i 12 mashtrimeve, – tha Basha, – dhe kjo është arsyeja pse fermerët janë të falimentuar sot, se Rama u mori votat dhe nuk mbajti asnjë premtim të vetëm!”

Loading...

Lini nje pergjigje