A do të ndahen Erioni dhe Marjana? E ardhmja tyre ndodhet në dorën e mamasë

0
249

Në emisionin “E Diela Shqiptare” surprizat nuk mbarojnë asnjëherë. Erioni kishte shkruar për babain e tij dhe e mori premtimin nga ai që do të punojë. Ndërkohë Marjana thërriti nënën e saj. Ajo nuk është në dijëni që i fejuari është në studio dhe do të dëgjojë nga afër të gjithë historinë.

Marjana para një viti ka humbur babain.  Motrat e saj janë martuar dhe së shpejti do vijë koha të martohet dhe ajo dhe mamaja e saj do mbetet vetëm.  Erdhi sot për ta bindur që kur të martohet të shkojë me të, ose ndryshe ajo do sakrifikojë jetën e saj dhe do ndahet me të fejuarin.

Marjana: Ishte dhimbja më e madhe që mund të prekë një familje, kur humb babain. Ai nuk ka qenë i sëmurë dhe i ka rënë infarkt duke na ngelur në dorë. Që prej asaj dite ndjeheshim shumë bosh, sidomos unë pasi isha më e vogla dhe më e përkëdhelura e tij. Nuk arrija ta besoja gjithë këtë situatë që na ndodhi. Unë duhet të bëhesha e fortë edhe mami gjithashtu. Që nga ajo kohë deri më tani ajo ende nuk e ka marrë veten. Është një dramë shumë e madhe. Unë kam ardhur sot këtu për të sjellë mamanë time, pasi ajo është shumë e vetmuar. Unë jam e fejuar dhe babi im e dinte për këtë historinë time para se të largohej nga kjo jetë. Pas të 40-tave unë vendos të fejohem me djalin që doja edhe si një formë për të çuar në vend dëshirën e babit. Mami u mërzit kur unë u fejova, jo se nuk i pëlqente Erioni, por sepse e dinte që edhe unë si motrat e tjera do të largohesha nga shtëpia dhe do të qëndronte vetëm. Ndaj unë sot kam ardhur këtu dhe kam thirrur mamanë, për t’i thënë që të vijë me mua. Do të vijë dita që unë do të krijoj familjen time dhe nuk dua që ajo të qëndrojë vetëm dhe dua që kur kjo ditë të vijë, ajo të jetë bashkë me mua në shtëpinë e të fejuarit tim.

Ardit Gjebrea: Por si do të qëndrojnë dy krushka në shtëpi?

Marjana: Po kjo është çështja. Unë e kam biseduar me Erionin këtë gjë, por edhe mamit i’a kam shprehur shpesh herë. Asaj nuk i pëlqen kjo gjë. Dhe ndaj kam ardhur deri këtu sot, në të kundërt do të marr unë një vendim, që të qëndroj unë me të dhe të lë Erionin. Është shumë e vështirë për mua sepse e dua Erionin, por dashuria që kam për mamanë time është më e madhe.

Nga ana tjetër e murit është Erioni, i cili ka dëgjuar çdo gjë dhe erdhi momenti që ai të ndërhynte.

Erioni: Marjana kaq e thjeshtë është që të merret një vendim i tillë? Po ky premtim që kam unë në gisht?

Marjana: E di që nuk është e lehtë për mua, por ti e di shumë mirë dhe ta kam bërë të ditur këtë gjë edhe para se të fejoheshim. Ti më ke premtuar mua që çdo gjë do të rregullohet. Por nëqoftëse ajo nuk pranon atëherë unë do të rri me të. Por pastaj mbetet edhe në dorën tënde, pasi nëse ti dëshiron mund të vish në shtëpinë time dhe të jetojmë bashkë.

Erioni: Po nëse unë nuk vij?

Marjana: Atëherë ashtu sikurse të dhimbsen edhe ty prindërit e tu, ashtu më dhimbset edhe mua mamaja ime.

Erioni: Është normale kjo gjë, por nuk është e lehtë edhe për mua të pranoj një gjë të tillë. Çfarëdolloj gjëje që të bëhet unë nuk do të lë kurrë. Unë prindërit e mi do t’i mbaj, ty do të mbaj dhe vjehrrën time po ashtu. Sa herë të jetë e nevojshme dhe ti të kesh nevojë për mamin tënd mund të rrish sa kohë të duash, pasi ne të martohemi. Këtë ta premtoj.

Historia e Erionit dhe Marjanës duket sikur nuk do të marrë fund kurrë, pasi secili ka mendimet e veta dhe kur bëhet fjalë për të “braktisur” prindërit gjithmonë situata bëhet edhe më e vëshirë. Këtë bisedë e dëgjoi edhe Osmani, babai i Erionit ndërkohë të gjithë presim reagimin e nënës së Marjanës, Sadetes.

Në sytë e dy të rinjve shihet qartë dashuria që kanë për njëri – tjetrin, por është Sadetja ajo që do të vendosë për fatin e tyre. Ajo dëgjon mesazhin e vajzës, por pa e ditur që ngjitur me të ndodhet dhëndri  Erioni.

Marjana: Mami je ti arsyeja që unë jetoj. Që nga dita që babi na la, ti je ndjerë e vetmuar, bosh. Por ti më ke mua dhe nuk do të lë në asnjë moment vetëm. Do të qëndroj gjithmonë pranë teje ashtu sikurse ke qëndruar edhe ti kur unë kam pasur nevojë. Nuk dua që nga sytë e tu të rrjedhin lot. Kam ardhur sot këtu të kërkoj diçka. Unë jam e vogël, por do të vijë dita që edhe unë do të krijoj familjen time. Prandaj dua që ti të vish me mua, që ne të dyja të mos ndahemi asnjëherë. Nëqoftëse ti nuk pranon, atëherë unë jam e gatshme të marr një vendim dhe të lë gjithçka e të qëndroj pranë teje. Nuk do të jetë e lehtë për mua pasi do të heq dorë nga dashuria ime. Ma të lutem a do të pranosh të vish me mua?

Sadetja: Do ta rregullojmë këtë punë. Tani për tani jo, kur të plakem do të shkoj dhe të jetoj me krushqit në shtëpi.

Asnjëri nga prej protagonistëve në studio s’e di që të gjithë këtë histori po e ndjek edhe babai i Erionit. Secili prej tyre ka një sfidë më vete. Marjana edhe pse ka dashurinë e saj në krah nuk do të largohet për asnjë moment nga nëna dhe kërkon që ajo të jetë pranë, pasi mosha sa vjen e rëndohet. Ndërsa Erioni ka idenë e tij, që nuk do të ndahet kurrë nga Marjana, por as edhe nga familja e tij. Ai premton se do të mbajë si prindërit e vet, ashtu edhe vjehrrën dhe e lejon Marjanën që të rri me të sa kohë të dojë kur të vijë dita e martesës. Edhe Osmani, babai i Erionit është me të njëjtën ide me djalin. Madje ai hap derën e tij për krushkën duke e dashur si një motër dhe Marjanën si vajzën e vet.

Kjo ishte një sfidë e vështirë, por që në fund u mbyll me sukses. Erionit i lindi një tjetër ide, ku Sadetja vërtet ka katër vajza, por ka edhe katër djem. Dhe mund të shkoj tek secila nga një javë, e kështu nuk ngel asnjëherë vetëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here