Rama pranoi t’i shkojë tek çadra, Basha ashpërson gjuhën: Ti e di ku do përfundosh

0
325

Në mbyllje të plot dy javëve protestë të opozitës, kreu i Partisë Demokratike iu drejtua ashpër kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se ai e di mirë që me zgjedhje të lira e të ndershme, jo vetëm largohet nga pushteti, por vihet edhe para drejtësisë e me shumë gjasa përfundon pas hekurave.

Në zotimin e tij për të mos e braktisur protestën, Basha prezantoi edhe planin për shëndetësinë, e cila sipas tij do të vihet e gjitha në shërbim të pacientit shqiptar.

“PD me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, të Europës dhe Amerikës, ka bërë planin për ta nxjerrë shëndetësinë nga mesjeta ku e katandisi Rama. Do shtojmë buxhetin, do anullojmë koncesionet korruptive, dhe paratë do shkojnë vetëm në shërbime për pacientin shqiptar. Skema jonë bazohet në reforma suksesi evropiane. PD ka një plan dhe zgjidhje për shëndetësi që i shërben qytetarëve dhe jo oligarkëve. Ai e kishte mundësinë, qytetarët i besuan pushtetin, por ai nuk zgjodhi popullin por xhepin e tij dhe tufe hajdutësh që janë majmur me paranë e popullit në çdo fushë, e sidomos atë të shëndetësisë. Me zgjedhje të lira e të ndershme populli e ka marrë vendimin dhe Rama do shkarkohet me plebishit të përmasave të padëgjuara  në historinë e Shqipërinë. I zhytur deri në fyt në lidhjet me krimin, me banditët më të njohur, me drogën dhe paratë e drogës, ai e di se me zgjedhje të lira largohet nga pushteti do përfundojë para drejtësisë, e me gjasa prapa hekurave.

Nuk tërhiqem do jem me ju deri në fitore. Kjo betejë nuk bëhet për të bërë Lulzim Bashën kryeministër, për pushtetin tim dhe të PD-së, por për më të shenjtin pushtet, pushtetin e qytetarëve për të zgjedhur me votë të lirë e të ndershme. Republika e Vjetër i mori vendimet e saj, Republika e Re i mori vendimet. Historia ka treguar se e Reja e mund të Vjetrën,” tha Basha në fjalën e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here