Punonjësit e Google rrëfejnë gjërat që urrejnë më shumë në punën e tyre

0
264

Një punë në Google! Shumë kush do ta ëndërronte një vend pune në motorrin më të madh të kërkimit, por ka edhe nga ata që nuk reshtin së ankuari dhe që janë detyruar ta lënë punën për shkaqe të ndryshme.

The Independent ka mbledhur disa nga rrëfimet e ish-punonjësve të gjigantit të kërkimit, të cilët tregojnë pakënaqësitë rreth punës në Google.

Joe Cannella, ish-menaxhere e llogarive thotë: Në thelb, ju kaloni shumicën e kohës tuaj duke ngrënë ushqim Google, me bashkëpunëtorët e Google, të veshur me veshje Google, duke folur me akronimet e Google, duke dërguar emaile në telefonat e Google dhe përfundimisht fillon të humbash pamjen e asaj që und të jetë e pavarur nga G-ja e madhe. Dhe çdo ditë e më shumë do të jeni absolutisht të çmendur për të ikur dikur tjetër.

Është e vështirë të jesh i sinqertë me kolegët

Vlad Patryshev, ish-inxhinier software: Është vërtetë e vështirë për të diskutuar çdo çështje nëse nuk jeni duke folur e mikun tuaj..diskutimet objektive janë goxha të rralla, pasi askush nuk është i interesuar në mendimet e njerëzve.

Katy Levinson, ish-inxhinier software për infrastrukturën: Njerëzit ndihen të justifikuar kur të pyesin përse e le ose nëse punoni ende atje dhe këmbëngulin që çdo gjë duhet të jetë perfekte. Ata nuk dëgjojnë asgjë përveç entuziazmit të përgjithshëm për fatin se punoni në Google.

Ju mund të punoni aty për 8 vjet dhe nuk do të promovoheni kurrë sepse aty ka mijëra njerëz po aq të zgjuar. Google është aq i madh saqë është e vështirë të lësh gjurmë në të.

“ Unë punova në Google për 3 vjet dhe ishte e vështirë ta lije, por ishte kjo arsyeja që më ndihmoi të vendosja për t’u larguar. Impakti që mund të kisha në biznes si individ iste shumë minimal,” është shprehur një punonjës anonim i Google.

Nuk mund të punosh në distancë

Dimitar Bojantchev, freelance: Vrasësi për mua ishte pamundësia për të punuar i pavarur, gjë që e kam bërë suksesshëm për 5 vitet e fundit.

Menaxherët e këqij mund të bëjnë karrierë atje

“Unë kam takuar aty shumë njerëz të shkëlqyer, por më shumë mediokër. Njerëz që janë të bindur se janë të shkëlqyer, por që bëjnë gomarllëqe,” thotë ish-inxhinierja Nathan Yospe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here