Mbetjet kimike të Italisë në Shqipëri, a janë të vërteta fotot që nxorën ambientalistët?

0
390

Nga Ema Shazivari

Në datën 29 shtator të vitit 2016, në mediat shqiptare qarkulluan disa fotografi të dyshimta të cilat u publikuan nga ambientalisti Besmir Agalliu. Në këto fotografi dukeshin qartë disa kamionë të cilët ngarkoheshin në portin e Durrësit dhe gjithashtu ishin nën mbrojtjen e forcave ushtarake. Besmir Agalliu, pikërisht më 28 shtatorit të vitit të shkuar postoi një status ku akuzonte qeverinë Rama se po transportonte fshehurazi në territorin shqiptar armë kimike. Gjithashtu ai fliste për një mision sekret të ushtarakëve rus në Shqipëri, pasi sipas tij forca të shumta të kësaj ushtrie kanë zbarkuar në vendin tonë. “Trupa ushtarake ruse sot kanë zbarkuar në Tiranë (si asnjë herë më parë nuk është dhënë arsye) së bashku me trupat amerikane & angleze janë bashkuar…. Info që këto armë kimike po bëhen në një zonë midis Krujës e Durrësit në një bazë ushtarake, e cila plotëson standardet minimale për kryerjen e këtij operacioni. Nëse njihni ndonjë bazë ushtarake, ju lutem më njoftoni. Kamionët me armët kimike do vijnë nga Porti i Durrësit.

Fotot janë bërë pak ditë më parë në Durrës. Ti gëzojmë armët kimike”, shkruan Agalliu në statusin e tij më 28 shtator. Duke qenë se skandali i plehrave kimike të ardhur nga Italia asokohe ishte diçka e panjohur për ne, u dyshua se kamionët përmbanin armë kimike. Duke qenë se lajmi është publikuar në vitin 2016, (kohë kjo kur janë zhdukur edhe kontenierët me plehra kimike) atëherë natyrshëm lind pyetja: A janë këta kamionët e famshëm që po mundojnë sot 3 qeveritë e Shqipërisë, Italisë dhe Maqedonisë? Nëse po, atëherë skandali do të ishte me përmasa gjigante. Datat dhe fotografitë rezultojnë në përputhje thuajse perfekt me njëra-tjetrën, dhe aktivisti që i postoi është i njohur për ndjekjet e këtyre skandaleve që rrezikojnë ambientin dhe jetën e njerëzve.

Ndryshimi i Ligjit

Në vitin 2013, kur qeveria Rama erdhi në pushtet, menjëherë vendimi i parë që mori ishte bllokimi i ligjit që lejonte importin e mbetjeve në Shqipëri. Pas tre vitesh, në shtatorin e 2016, erdhi edhe ndryshimi i papritur i “Ramës”, ku risolli edhe njëherë këtë ligj për miratim. Në ligjin e kthyer për rishqyrtim nga presidenti Nishani parashikohej transparencë për gjithë këtë proces. Besmir Agalliu ka qenë aktiv edhe kohët e fundit me këtë çështje, duke rikujtuar edhe njëherë postimin e tij dhe madje duke bërë edhe lidhjet e atij postimi me skandalin e fundit ku përfshihen 3 shtetet në fjalë, ku më i implikuari është vendi ynë. Kryeministri Rama nga ana tjetër me anë të ambasadores shqiptare në Itali, Anila Bitri ka akuzuar median online “Pianetaitalia” për shpifje.

Por sulmet nga Agalliu vijojnë me një tjetër status duke pretenduar implikimin e qeverisë Rama. Ai madje ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikonte edhe fakte ku tregojnë se në cilin vend janë fshehur ekzaktësisht këto mbetje kancerogjene. Çfarë po ndodh me këto mbetje? Përse populli është kaq i pa informuar në lidhje me hyrjet dhe daljet që ndodhin në Shqipëri? Faktet janë shumë të pakta dhe njëkohësisht të shumta, por deri në sqarimin përfundimtar të këtyre ngjarjeve nga pala shqiptare dhe ajo italiane, e gjithë kjo situatë mbetet një mister, ku skandali i publikuar përtej Adriatikut, nuk i dihet se ku e ka fillimin dhe fundin.

 2604 kontenierë me plehra kimike janë nisur nga Italia drejtë Maqedonisë në 2016

1464 kontenierë me nga 22 tonë secili me plehra kimike janë shpallur të zhdukura dhe askush nuk ka informacion për vendndodhjen e tyre Mediat italiane hedhin hipotezën se këto mbetje kanë kaluar drejt portit të Durrësit, për tu groposur më pas në Shqipëri Shtator 2016 ambientalisti Besmir Agalliu publikon disa fotografi të dyshimta ku duken disa kamionë që transportojnë lëndë të dyshimta drejt një destinacioni të paditur në Shqipëri. – See more at: http://shekulli.com.al/m/post.php?id=593703/#sthash.Nh8FtUOD.ff77Y8Si.dpuf

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here