Islami i tregon tre hapat Ramës: Dorëhiqu para se të vish te çadra…

1
570

Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, ka publikuar një status në Facebook ku i kërkon kryeministrit Rama që të japë dorëheqjen, që është edhe hapi i parë për krijimin e qeverisë teknike dhe miratimin e reformës në drejtësi.

Rama para se të vijë te ‘Çadra e Lirisë’ të japë dorëheqjen. Ky është hapi i parë. E vetmja ‘tolerancë’ që mund të ofronin qytetaret në protestë do të ishte dorëheqja brenda ‘Çadrës së Lirisë’.

Hapi i dytë është krijimi i qeverisë teknike.

Dhe hapi i tretë është miratimi i ligjeve të reformës në drejtësi duke i sjellë në frymën e Kushtetutës.

Këto mund të kryhen brenda javës.

Dhe brenda javës së dytë, Qeveria ‘teknike’ dhe mazhoranca mbështetëse duhet të spastrojnë në bashkëpunim me Prokurorin e Përgjithshëm politikën aktuale e të ardhme, pra qeverisjen, kuvendin dhe administratën publike nga individët me rekorde kriminale dhe oligarkët me pasuri te dyshimta.

Dhe natyrisht të përgatisin për të miratuar me konsensus të gjerë të gjithë ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Hahahaaa deputeti demokrat Kaci i zi.
    Ne ata Parti fashiste te familjes kurve Berisha ka vetem njerez pa integritet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here