Horoskopi ditor për diten e shtunë – 4. mars 2017

0
314

Horoskopi ditor për diten e shtunë – 4. mars 2017

DASHI21. mars – 20. prill

Ata qe janë ne një lidhje kane për t’u ndier gjate gjithë kohës mire sot dhe nuk do kërkojnë asgjë me tepër nga yjet. Gjithë ditën do jene te buzëqeshur. Beqaret do realizojnë edhe me shume takime, por do e kenë te vështirë te bëjnë një zgjedhje përfundimtare. Buxheti nuk do jete i keq, kështu qe përfitoni nga rasti për te bere investimet me te domosdoshme./p>

DEMI21. prill – 21. maj

Do keni kundërshti te njëpasnjëshme me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe për asgjë nuk do merreni vesh. Beqaret do ndihen si te përhumbur sot dhe nuk do kenë aspak dëshirë te dalin e te kërkojnë princin e kaltër. Mbase për disa kohe mund te ketë ndryshime ne jetën e tyre. Me financat mos bëni çmenduri sepse ne një moment situata mund t’iu dale plotësisht jashtë kontrollit.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Yjet do favorizojnë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, por nëse doni qe marrëdhënia me partnerin te jete edhe me e mire, duhet te hiqni dore nga autoriteti i tepruar. Beqaret nuk do jene me shume fat ne dashuri, por nuk do mërziteni për këtë gjë pasi gjithë kohës do jene te rrethuar nga miqtë. Financat nuk do përbejnë probleme te mëdha kështu qe do jeni te qete ne këtë sektor.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Dielli do ketë ndikim tej mase pozitiv sot për ju te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do jete aq e bukur saqë ndonjëherë nuk do e besoni dot se jeni ne realitet. Beqaret do kenë me tepër raste për te realizuar takimet e ëndërruara dhe nëse i shfrytëzojnë ato mund ta ndryshojnë te ardhmen. Financat duhet t’i menaxhoni me më tepër përkujdes dhe maturi ne mënyrë qe gjendja te mbetet e mire.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te jete monotone sot. Për këtë arsye shpesh do jeni te mërzitur dhe mezi do i shtyni orët. Beqaret ka mundësi te takohen rastësisht me disa persona ne rruge, ne palestër ose ne kinema. Një prej tyre mund te behet shume shpejt me i afërt nga sa mendonin. Buxheti do jene tejet delikat, prandaj edhe shpenzimet e domosdoshme duhet t’i kryeni me kujdes.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Ata qe janë ne një lidhje kane për te pasur një dite shume te qete sot. Do merreni vesh mjaft mire me partnerin dhe nuk do debatoni për asgjë. Beqareve do ju duhet te presin ende disa kohe për te pasur ndryshime te statusit pasi sot nuk do jete momenti i duhur. Perspektivat financiare, për fatin tuaj te mire, do jene shpresëdhënëse. Organizojeni situatën si duhet dhe keni për te hequr edhe para mënjanë.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Sot do kaloni momente te jashtëzakonshme ne praninë e partnerit tuaj dhe bota do ju duket me e bukur se asnjëherë me pare. Si ju ashtu edhe partneri do mundoheni gjithë kohës t’ia plotësoni dëshirat njeri-tjetrit. Beqaret do fillojnë një lidhje pasionante, e cila edhe pse nuk mund te ece gjate do ju ofroje mjaft kënaqësi. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes sepse parashikimet nuk janë pozitive.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Mirëqenia dhe harmonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Gjate gjithë kohës do merreni vesh me partnerin dhe nuk do debatoni për asgjë me njeri-tjetrin. Beqaret duhet te shohim me kujdes kudo qe te shkojnë dhe nuk duhet t’iu besojnë te gjithëve atyre qe do i joshin. Ne planin financiar nuk priten aspak probleme dhe vështirësi.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Sot do i qëndroni gjate gjithë kohës besnike atij qe keni ne krah dhe do mundoheni te bëni edhe ndonjë surprize qe emocionet te shumëfishohen. Beqaret me mire t’i marrin gjerat shtruar dhe te mos hedhin asnjë hap te pamenduar pasi mund te lëndohen. Ne planin financiar Merkuri do ua qartësojë mendimet dhe do ju nxite te jeni me te logjikshëm me shpenzimet.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dite e begate do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Lumturi, çaste te bukura, pasion, entuziazëm dhe qëndrueshmëri. Këto do jene fjalët qe do e përshkruajnë me se miri ditën. Edhe për beqaret do ndodhin gjera interesante. Neptuni do jete ai qe do ju ndihmoje gjithë kohës me financat dhe gjendja do vije duke u përmirësuar.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Mos i fshihni asgjë partnerit tuaj sot sepse është shume here me mire te keni disa debate te vogla dhe me pas te qetësoheni sesa te bëni sikur ndiheni mire dhe te vuani gjithë kohës ne shpirt. Beqaret do kenë mundësi te joshin dhe te flirtojnë pafund, por jo te gjithë do ndihen gati për te hedhur një hap me shume. Ne planin financiar do dini te vendosni rregull dhe gjendja do jete e mire.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Me partnerin do merreni vesh me se miri gjate kësaj dite dhe qëndrueshmëria do mbizotërojë ne çdo moment. Beqaret me shume gjase do bien koke e këmbë ne dashuri me një person te bukur ne pamje dhe ne shpirt. Çdo gjë do marre drejtimin e duhur tashme. Për financat mos dëgjoni ato qe do ju thonë rreth e rrotull, por flisni vetëm me specialiste te fushës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here