Fotomontazhi që nuk u botua kurrë: Enver Hoxha me Stalinin në Bashkimin Sovjetik

0
301

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një fotomontazh që sipas tij ishte bërë për qëllime propagandistike në vitin 1952. Në këtë foto shihet Stalini duke folur në kongresin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Enver Hoxha i pranishëm në të, shkruan panorama. Por kjo ngjarje nuk ka ndodhur sipas tij, por Hoxha përgatiti një fotomontazh. Ky i fundit doli aq keq sa nuk u përdor kurrë.

“Në qindra fotot personale të Enver Hoxhës gjendet edhe kjo foto e montuar që tregon diktatorin sovjetik Stalin duke folur në kongresin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Fotos i është shtuar me montazh në vitin 1952 edhe nxënësi besnik i Stalinit, diktatori i Shqipërisë.

Montazhi është kaq qesharak dhe i dallueshëm saqë nuk u përdor kurrë në atë kohë, por ngeli brenda albumeve të arkivit personal të diktatorit të Shqipërisë. Me siguri nxënësit të Stalinit nuk duhet t’i kenë pëlqyer mënyra e montazhit, këndi i dëgjimit, prerja e veshëve në mënyrë të trashë, etj”, shkruan ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here