Vizita në Tiranë/ Magherini: Theksi i bisedimeve, Reforma në Drejtësi. Është radha juaj ne ju mirëpresim

0
148

E qartë dhe e drejtpërdrejtë ka qenë zyrtarja e Lartë e BE-së, në mesazhin drejtuar politikës shqiptare mbrëmjen e sotme. Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Federica Mogherini është shprehur se bojkoti i opozitës është qartazi një bllokim i reformës në drejtësi dhe vettingut.

Kjo sipas zyrtares së BE do të thotë edhe bllokim i procesit të anëtarësimit të vendit në BE.
Në deklaratën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, pas takimit të zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë, Mogherini tha se ka qenë e qartë në mesazhet e përcjella gjatë bisedave që ka zhvilluar ditën e sotme me krerë të shtetit dhe të partive politike në vend.

“Është kënaqësi për mua që ndodhem në Tiranë. Ka kaluar një vit prej vizitës time të fundit, dhe në këtë periudhë Shqipëria ka arritur shumë. Theksin e vë tek reforma në drejtësi, pasi rëndësia e saj tashmë njihet edhe nga BE. Kjo ndikon edhe në çeljen e negociatave. Prioriteti është në zbatimin e reformës në drejtësi, të vettingut, si dhe luftën ndaj korrupsionit, trafikut të drogës, kultivimit të lëndëve narkotike. Ne jemi besimplotë që vettingu do të zbatohet në Shqipëri. Tani e keni radhë ju.

Ne jemi të gatshëm që të shohim ecurinë në këtë drejtim. Unë kam qenë shumë e qartë në takimet e sotme. Kam thënë që ata që po përpiqen të rrezikojnë reformën, apo të ulin ritmin e tyre, do të rrezikojnë integrimin në BE. Këtë e kam thënë edhe në takimin me studentët e Tiranës. Kam vënë re se qytetarët shqiptarë e duan anëtarësimin.

Bojkoti i kuvendi do të thotë bllokomi i komisionit të vettingut, dhe kjo pengon edhe interesimin në BE, në një kohë kur vendi juaj ka vërtet mundësinë për të ecur përpara në rrugën e integrimit.

Është me rendësi dialogu brenda parlamentit, dhe shpresoj që kjo hapësirë të përdoret, në mënyrë që të ketë ecuri pozitive në këtë rrugë. Dera e BE është e hapur për Shqipërinë, dhe ne me zor presim t’ju urojmë mirëseardhjen. Negociatat mund të fillojnë në momentin që reforma në drejtësi do të fillojë të zbatohet. Besoj se është kyçe që të ketë përgatitje për zgjedhje të lira e të ndershme në këtë kohë që ka mbetur. Këshillohet që të përdoren rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe BE do t’ju mbështesë me të gjitha mënyrat tona të mundshme”, tha Mogherini.

Sakaq, kryeministri Rama në fjalën e tij tha se vendi ynë do të vijojë me reformat dhe zbatimin e prioriteteve kyçe për integrimin e vendit.

“Ndodhemi në këtë kohë sfidash, dhe në këtë moment kur vendoset fati negociatave me BE, duke nisur procesin e zbatimit të reformës në drejtësi, me zbatimin e ligjit të vettingut. Për këtë arsye kjo vizitë është më e rëndësishme se në ditë të zakonshme, ku padyshim është e rëndësishme prania e partnerëve tanë strategjike. Ne patëm një bashkëbisedim miqësor, të ngrohtë dhe konkret. Jemi dakord që puna me 5 prioritetet kyçe duhet të vazhdojnë intensivisht, pasi ato janë prioritete që do të na shoqërojnë edhe përtej hapjes së negociatave.

Ky bashkëpunim do të tregojë se Shqipëria është gati për të negociuar anëtarësimin.

Padyshim që prekëm edhe çështje të natyrës rajonale, por për to do të vijojmë të diskutojmë edhe në darkën e përbashkët të punës”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here