VIDEO/ Basha pas takimit me Mogherinin, mesazh të fortë protestuesve në “Çadrën e Lirisë”

0
693

Pas përfundimit të takimit me shefen për politikën e jashtme të BE, Frederica Mogherini, Basha iu është bashkuar protestuesve në cadrën para Kryeministrisë duke ripërsëritur me vendoshmëri dhe duke u mbështetur me brohërima nga protestuesit kushtin më kryesor për zgjedhje të lira dhe të ndershme atë të formimit të një qeverie Teknike.

Fjala e plotë:

Sheshi i Lirisë mirmbrëma.

Themeli i shpresës së re që po rind. Themeli i Republikës së re. Jeni ju qyutetarët dhe qytetarë.

Jui jeni monumenti i dinjitetit kombëtar, admirimi i Europës së qytetëruar.

Ndërgjejgja kombëtare është mobilizuar si kurrë më parë.

Shqiptarët e kanë të qartë. Rruga për në  Europë kalon përmes zgjedhjeve të lira.

Kalon përmes luftës pa kompromis me krimin e veshur me pushtet dhe dhe pushtetit të veshur me krim.

Kalon përmes ndaljes së plagës së madhe të narkotrafikut dhe parave të pista që kërcënojnë votën e shqiptarëve. Kalon përmes një reforme në drejtësi që nuk mbron por ndëshkon politikanët e korruptuar.

Prandaj është e domosdoshme, e pa negocjueshme qeveria teknike. Qe do ti hapoë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Dy javë janë kohë më se e mjaftueshme për cdo politikan të përgjegjshëm për të dëgjuar zërin e qytetarëve.

Po r ne nuk jemi këtu për të përcaktuar se kur sot ë mbarojë kjo protestë, por si lëvizje popullore, qytetare, demokratike. Jemi këtu për të thënë se kjo beteje nuk mbaron pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa larguar krimin, pa hedhur themelet e Republikës së re. Repub që meritojnë dhe do të kenë qytetarët shqiptarë, të majtë dmhe të djathtë. Koha për ndryshim është tani.

Asgjë nuk mund të jetë si më parë. Shqipëqria do të bëhet evropiane pas kësaj lëvizje dhe fitores së saj  që e shoh në sytë tuaj përmes një vendosshmërie në forcën e zërit tuaj, në sakrificën e qëndresës tuaj.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1428013220583188/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here