Takimi Basha -Mogherini/ Berisha: Rama nuk la gur pa lëvizur për ta penguar, kjo është fitore e popullit të lirisë

0
236

Takimi i përfaqësueses së lartë të BE për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Frederica Mogherini me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha është komentuar nga ish – kryeministri Berisha i cili e ka quajtur një fitororehistorike të lirisë dhe pushtetit që po lind.

Gjithashtu e ka quajtur një dështim përpjekjen e Kryeministrit Rama për  të ‘izoluar ‘ takimin e Bashës me përfaqësuesen e lartë.

Statusi i plotë:

Nje fitore historike e popullit te lirise!

Te dashur miq, takimi i Perfaqesues se Larte te BE per Çeshtjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurise, Frederica Mogerini me kryetarin e opozites Basha eshte takim me Çadren e Lirise, eshte fitore historike e popullit te lirise dhe pushtetit te tij qe po lind!

Zhvilimi i ketij takim shenon gjithashtu deshtimin e plote te perpjekjeve te jashtezakonshme e primitive te Edvin Kristaq Rames, i cili nuk la gur pa levizur per te deshtuar kete takim dhe per te “izoluar”/”ndryre”Lulzim Bashen te vetmuar ne çader siç ishte betuar ai keto kohe bashkepunetorve te tij me te afert duke skermitur dhembet dhjetra here ne dite!

Takimi eshte historik sepse nuk u zhvillua thjesht me liderin e opozites por se u zhvillua pikerisht per ato shkaqet qe Edi Rama donte qe kurre te mos zhvillohej.

Ai u zhillua sepse Lulzim Basha tashme nuk perfaqeson vetem PD, nuk perfqeson vetem opoziten, por perfaqeson levizjen masive popullore te 18 shkurtit, levizjen e votes se lire, shpreses dhe besimit te shqiptareve tek vetja, e ardhmja dhe vendi i tyre!

Duke pershendetur perzemersisht kete takim me duhet t’i them piktorit deshtak se Çadra e Lirise dhe qeveria me maske te zeze karshi saj, jane realisht dy bote; njera qe po lind e qe rrezaton shprese dhe besim, jo vetem ne çdo skaj e qoshe qe vendit qe Rama e shnderroi ne Kolumbi te Europes, por dhe ne metropolet e medha te Europes dhe Botes; Kurse tjetra qe po rrokulliset me shpejtesi jo drejt arkivave por ne koshin e plehrave te historise.

Prandaj Edvin beje gati vendin e azilit! Mos u tmerro. Mbaje shenim! Nuk ke pare gje akoma! Ky eshte vetem fillimi! sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here