Shkatërrimi i arsimit dhe formimi profesional përmes rrugës institucionale

0
456

Nga Dr. Ndriçim Mehmeti

 Nuk ka asnjë dyshim se arsimi dhe formimi profesional prej vitesh janë vendosur si prioritet në shumë nga vendet e zhvilluara në Evropë dhe në botë. Gjithnjë e më shumë sektori i shërbimeve, kërkoj njerëz të profesionalizuar: kuzhinierë,  kamerierë, operatorë IT, elektricist, hidraulik, mirëmbajtës të rrjeteve ngohëse/ftohëse etj. Vendi ynë ka bërë përpjekje të mëdha në këtë drejtim edhe në saje të ndihmës së partnerëve ndërkombëtarë. Organizata të njohura në mbarë Evropën e më tej si ALB-GIZ, KulturKonakt Austria, Swis Kontakt, ETF etj, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin  një kontribut të jashtëzakonshme në asistencë teknike por edhe financiare në arsimin dhe formimin profesional. Por nga ana tjetër duhet pranuar se ende jeni larg pritshmërie, në fuqizimin e sektorit të arsimit dhe formimit profesional. Mungon lidhja mes shkollës dhe tregut të punës, vështirësitë në formalizimin e tregut të brendshëm, kërkesat në ulje të të rinjve për profesionet të ndryshme, janë faktorë frenuar në zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional.   Por sikur të mos mjaftonin këto problematika, një pengesë më shumë bëhen edhe politikat qeveritare në këtë sektor.

Cili ishte “vizioni” rilindas për arsimin dhe formimin profesional?

Që në shtator qeveria shqiptare e bëri me dije se arsimin profesional do ta hiqte nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe do t’ja kalonte si fushë të përgjegjësisë, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Shumë njerëz e justifikuan këtë lëvizje, me faktin që po ja hiqnin përgjegjësinë Ministres së Arsimit për shkak të apatisë që ajo ka dhe do ta kalonin në duart e njeriut më energjik të Rilindjes së re, Erion Veliaj. Në fakt shkaku i kalimit të arsimit profesional në varësi të MMSR, qëndron tek fakti, se qeveria nuk kishte dhe ende nuk ka asnjë plan konkret sesi do ta zhvilloj arsimin profesional. Dokrrat dhe mburrjet për dyfishim të numrit të regjistrimeve në arsimin profesional, për investime marramendëse, për Zyrat e Punësimit që do të bënin namin me gjetjen e vendeve të punës, për profesionistë e rinj, përfunduan në shashka që nuk bëjnë as tym e as zhurmë. Erioni iku dhe i la dopio gjashtën në dorë Blendit, i cili, më shumë merret me promovimin e artizanatit sesa me arsimin profesional. Pasi mori të gatshme strategjinë e qeverisë së mëparshme për arsimin dhe formimin profesional, ministri Klosi, më së fundi u kujtua të bëj një ligj të ri për arsimin profesional, a thua se ligji do ta përmirësonte vetvetiu arsimin profesional. Ligji në realitet më shumë krijon konfuzion sesa i hap një perspektivë të re arsimit profesional. Mos të harrojmë që prej miratimit të tij në mes të muajit shkurt e deri në një vit që të bëhen gati aktet nënligjore, shumë gjëra mbeten pezull dhe do të bllokojnë punën në arsimin dhe formimin profesional. Kësaj i shtohet edhe ngritja e një Agjencie Kombëtare që do të merret me arsimin dhe formimin profesional. Për të shkuar më tutje ende nuk dihet sesi do të arrihet koordinimi i punë mes MMMSR, Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit dhe Kualifikimit Profesional dhe Agjencisë së re që pritet të ngrihet.

Pse qeveria shqiptare po e shkatërron arsimin me duart ve veta?

Së pari nga padija e të parit të ministrisë dhe këshilltarëve të tij, të cilët, kujtonin se arsimi profesional dhe punët e qeverisë, janë kaq të kollajta sa administrimi i i një OJF-je që nuk ka asnjë detyrim  ligjor apo institucional për punët e shtetit. Edhe pse ministri Klosi mburret se ka përfunduar arsimin profesional, (por nuk e ka ushtruar kurrë profesionin e tij), kjo nuk  ndihmon apriori të bëjë politika të mira në këtë sektor;

Së dyti: Ministria e Mirëqenies Sociale, mori shumë kunguj nën sqetull. Arsimin dhe Formimin Profesional, pensionistët, njerëzit me aftësi të kufizuar, të vobektët, romët dhe egjiptianët, religjionet fetare, të persekutuarit politik, punësimin etj. Në fakt i fundit në radhë nga të gjithë këto sektorë, u bë arsimi dhe formimi profesional. Pavarësisht përpjekjeve në 2014, për të vënë mbi baza ligjore AFP, përpjekjet u kufizuan deri këtu dhe nuk shkuan më tej.  VKM dhe udhëzimet që u bënë u lanë në mes të rrugës dhe një pjesë nuk u zbatuan fare, pavarësisht se u investuan qindra milion lek dhe shumë njerëz që u morën me këtë punë.

Së treti: Agjencia e Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve institucioni i vetëm adapt i punëve të arsimit dhe formimit profesional, u la në mëshirë të fatit. Duke filluar nga drejtimi i institucionit e deri tek fondet, u bë një politikë diletante e denjë për një qeveri krejt pa vizion për arsimin profesional. Agjencia është në pamundësi ekonomike, që vjen si shkak i mungesës së fondeve,  për hartimin e skelete kurrikulave, trajnimin e punonjësve të shkollave të arsimit profesional e pale më të hartojë politika për zhvillimin e vazhdueshëm profesional, një analizë mbi ecurinë e shkollave dhe qendrave të arsimit profesionale etj.

Së katërti: Nuk ka asnjë vend të Evropës, ku arsimi profesional të mos jetë nën strehën e Ministrisë së Arsimit. Arsimi profesional, përkundër formimit profesional, ka në misionin e vet përgatitjen, shkollimin dhe marrjen e dijeve në fushë të përgjithshme e mandej profesionale të nxënësve që kryejnë së paku 3 vite shkollë e më tej. Por kjo u shtrembërua edhe prej ligjit të ri të sapo miratuar të arsimit dhe formimit profesional.

Së pesti, por ndoshta e para nga rëndësia janë fondet të dedikuara për arsimin profesional. Është i njohur fakti se në arsimin profesional kosto e mësimdhënies dhe infrastrukturës mësimore, për një nxënës është rreth 107 mijë lekë (të reja). Nëse qeveria ka ndërmend që rreth 20-25 mijë të rinj të ndjekin arsimin profesional, atëherë këtij synimi duhet t’i përgjigjet me së paku 3 miliard lekë të reja? Ai ka në buxhetin e saj qeveria këto lekë? Askush nuk di të japi një përgjigje të plotë? Shtimi i nxënësve në arsimin profesional do të kërkojë edhe shtimin e infrastrukturës dhe të trupës mësimore dhe asaj ndihmëse. A ka një buxhet të parashikuar për këtë qëllim? Edhe në këtë rast, askush nuk jep dot një përgjigje.

Së gjashti: Si mendon qeveria dhe MMSR, të risë bashkëpunimin me biznesin, të përgatisë nxënësit jo vetëm për tregun e brendshëm por edhe të jashtëm? Asnjë strategji të saktë nuk ka, veç fjalimeve, buzëqeshjeve në televizione dhe premtimit se po bëjmë një arsim modern. Nismat e Blendit dhe Ramës për arsimin profesional, përfunduan në ndërtimin e një kasolleje të një fakiri dhe pastrimit me “iniciativë” të vetë nxënësve.  Pa asnjë busull, pa asnjë model të ngjashëm në Evropë e më tej, arsimi profesional ka marrë tatëpjetën, nuk ka nevojë ta shtyjë askush se po shkon me revan të papërmbajtshëm drejt humnerës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here