Me byzylykun smart “Hey” tashmë dashuria është e pranishme edhe në distancë

0
157

Teknologjia e fundit quhet “Hey” dhe komunikon me smartphone përmes Bluetooth. Prekja arrin të transmetohet në telefonin tonë, prej të cilit tek i afërmi ynë, apo personi i dashur. Hey mund të krijojë lidhje me personin e dashur, edhe në rast se ai ndodhet në cepin tjetër të botës sipas TechSot. Objekti është i papërshkueshëm nga uji, bateria mund të karikohet për 30 minuta, dhe ka kohëzgjatje 3 javë.

Jo një dridhje, po një shtrëngim i natyrshëm në puls, ku supozohet se do të vendoset byzylyku, sigurojnë nga kompania që e ka ideuar, House of Haptics. Produkti është lancuar në Kickstarter, dhe është i mundur të porositet online.

Megjithatë janë të gjitha mundësitë që produkti të shkojë për prodhim dhe të hidhet masivisht në treg.

Nga ana tjetër bëhet fjalë vetëm për zbulimin e fundit hi-tech që u vjen në ndihmë çifteve të dashuruar për të shuar distancën. Pra bëhet fjalë për një treg që ka premisa vetëm për lulëzim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here