Kryediplomatja e BE, Mogherini, mbërrin sot në Tiranë

0
178

Shefja për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini mbërrin pasditen e të premtes në Tiranë në kuadër të një turi që po zhvillon në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në axhendën e saj parashikohen takime me zyrtarë të lartë në vend si edhe me përfaqësues të partive parlamentare.

Sipas njoftimit nga Zyra e Delegacionit të BE në Tiranë, rreth orës 17.30 Mogherini do të mbajë një fjalim në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Zv. Presidentja e Komisionit Evropian do të pritet në takim në orën 18 e 45 minuta, nga kryeparlamentari Ilir Meta, dhe më pas do të takohet edhe me përfaqësues të partive parlamentare.

Ndërsa rreth orës 20.15, Shefja për Politikën e Jashtme në BE takon kryeministrin Rama, ku më pas do të kenë edhe një prononcim për mediat.

Gjatë kësaj të enjte, Mogherini ka vizituar Shkupin ku në takimet me krerët e lartë të politikës kërkoi kapërcimin e krizës dhe formimin e qeverisë së re maqedonase.

Mogherini rikthehet në Shqipëri pas vizitë së një viti më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here