Autoritetet ruse: ISIS merr sërish në dorë qytetin e Palmirës në Siri

0
Smoke billows in the background as Syrian regime fighters advance to retake the ancient city of Palmyra, from Islamic State (IS) group fighters on March 2, 2017. / AFP PHOTO / STR

Qyteti i lashtë i Palmirës është rimarrë sërish nga forcat ekstremiste ISIS. Të paktën kështu thonë autoritetet ruse. Agjencitë ruse të lajmeve kanë raportuar se ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i ka thënë dje presidentit, Vladimir Putin, se forcat lojale ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, me ndihmën e forcave ruse, e kanë rimarrë kontrollin ndaj Palmirës.

Loading...

Militantët e ISSI kanë pushtuar qytetin antik në maj të vitit 2015 dhe pothuajse menjëherë kanë filluar t’i shkatërrojnë monumentet e lashta atje. Në fund të muajit mars të vitit të kaluar, me mbështetjen e sulmeve ajrore të Rusisë, forcat e qeverisë së Sirisë e patën rimarrë kontrollin në këtë hapësirë.

Por, në dhjetor të vitit 2016, militantë IS-it përsëri e pushtuan Palmirën.
Shumica e monumenteve antike, shtatoreve dhe ndërtesave në Palmirë tashmë mendohet se janë shkatërruar nga militantët IS-it.

Loading...

Lini nje pergjigje