Gruaja që pi gjakun e njerëzve: Ndihem e bukur, e fortë dhe e shëndetshme

0
206

Një grua, nënë e dy fëmijëve, ka zbuluar se ajo pi gjakun e njerëzve në stilin “vampir”. Ndonjëherë ajo pi deri në dy litra gjak në muaj.

Julia Caples, 45 vjeç, ka pirë gjakun e personave të cilët ishin të gatshëm “t`ia dhuronin” për më shumë se 30 vjet. Njëri prej tyre është edhe Wesley, me të cilin ka pozuar.

Julia pretendon se është një grup i madh njerëzish që pinë gjak në të gjithë botën. Megjithatë, ajo po përpiqet ta mbajë larg hobin nga djali i saj Alex, 11 vjeç, dhe vajza, Ariel, 24 vjeç, e cila e urren obsesionin e mamasë së saj. Ajo shpesh i është lutur që të heqë dorë nga ky pasion.

Julia ka shpjeguar se ndihet më e fortë dhe e shëndetshme, ndërsa pi gjakun e marrë nga trupi i njerëzve. “Ndihem më e bukur se kurrë, është shprehur ajo, nëse pi në mënyrë të vazhdueshme gjak.

Por Julia, nuk ka pirë në mënyrë të vazhdueshme që nga koha kur ka njohur, tashmë ish burrin e saj, Donald, 49 vjeç. Ata bënë një dasëm stil “vampir” në vitin 2000 dhe pinë nga gjaku i njëri- tjetrit. Më pas, që nga lindja e Alex, Donald nuk ka pranuar të vazhdojë traditën.

Julia pranon se të bënte rolin e mamasë, ka qenë dhe është në plan të parë për të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here