Sërisht drogë drejt Italisë, guardia di fnanza dhe policia kapin gomonen në Vlorë

0
170

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë parandaluar një tentativë për trafik droge drejt Italisë. Pas informacioneve të marra, policia ka zbuluar një mjet lundrues pranë kepit të Gjuhzës me dy motorë dhe ka ndaluar pronarin, një 47-vjeçar po nga Vlora.

Pas verifikimeve ka rezultuar se mjeti kishte dalë pa leje nga zona e Orikumit dhe nuk ka qenë i pajisur me certifikatë nga policia kufitare. Sipas policisë mjeti do të trafikonte drogë drejt Italisë megjithëse nuk është gjetur lëndë narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË
Ne Vlore sot me date 01.03.2017 nga Policia Kufitare Vlore ne bashkëpunim me Drejtorinë Vendore Vlore Delta Force dhe Guardia di Finanza mbi bazën e informacioneve te marra me pare u be e mundur te parandalohet një tentative për trafikim te lendeve narkotike ne drejtim te Italisë.
Ne zonën pranë kepit te Gjuhzës u kap dhe sekuestrua mjeti lundrues ERA III me gjatësi 5.6m, gjerësi 2.2m, me një motor Yamah 90 hp dhe një motor Yamah 9hp me pronar A. H, 47 vjeç, lindur dhe banues ne Vlore.
Nga verifikimet paraprake rezulton se mjeti ka dale pa leje nga zona e Orikumit dhe mjeti nuk është i pajisur me certifikate nga policia kufitare.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Vlore për veprën penale “Mosdeklarimi i ndryshimeve”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here