Akuzoi tifozët e Partizanit si të droguar, “Ultras Guerrils” shpërthejnë ndaj Gjicit

0
260

Incidenti i ndodhur në ndeshjen më të rëndësishme të javës që lamë pas, atë mes Kukësit dhe Partizanit ku tifozëria e kuqe reagoj pas disa gurëve të hedhur në drejtim të tyre nga jashtë stadiumit, është acaruar akoma më shumë pas deklaratave të sotme.

Numri 1 i klubit verilindor të Kukësit, Safet Gjici, është shprehur se fajtorët për atë ngjarje të pakëndshme janë vetëm një, tifozët e Partizanit. Nuk e lë me kaq, por Gjici shtoi se këto veprime të papërgjeshme vijnë si pasojë e drogërave që “Guerrils” përdorin sa herë që ekipi i tyre i zemrës luan, duke etiketuar një grup prej 10-15 vetash.

Pas këtyre deklaratave kanë reaguar menjëherë tifozët e Partizanit të cilët nuk e kanë kursyer gjuhën ndaj Safet Gjicit.
ultras guerrils
“Gjici te vazhdoje me bythlepirjet e veta lart e posht edhe mos te merret me substancat e tifozerise se Partizanit. Drogen e perdorin tipat si Gjici e ata qe ai ua lepin bythen e jo tifozeria jone. Tifozeria jone te vetmen droge ka pasionin dhe dashurine per ekipin te cilen e kemi demonstruar nder vite !
Vec kjo droge na vlon ne vena dhe na jep force e deshire per te vazhduar para dhe kur futbollin tone e kane pushtuar maskarenjte dhe dallaverexhinjte. Nese do ta shohesh njerin prej tyre njafton te dalesh para pasqyres!

Safet je aq drru nga idiotesia sa nuk sheh me nga syte dhe kur nuk sheh syri eshte fatkeqesi, kur nuk sheh mendja eshte mjerim!
Edhe ne nje kohe kur hajduti bertet kape hajdutin, kur drogaxhiu maskara tregon me gisht “drogaxhinjte” tifoze, kur dhunuesit te akuzojne per dhune ne nuk na ngelet gje tjeter vec se te qendrojme krenare te palekundur dhe te mobilizohemi ndaj te gjitheve ! Nese te gjithe na sulmojne do te thote qe jemi ne rrugen e drejte” !
Fear of the red !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here