A janë të kënaqur meshkujt me madhësinë e organit gjenital të tyre? Përgjigjet studimi…

0
664

Një studim i ri nga Universiteti i Kalifornisë me 4,000 meshkuj të moshave 18–65 vjet në SHBA, ka treguar se shumica e meshkujve ndjehen të kënaqur me madhësinë e penisit.

Por, çfarë ju pëlqen atyre më së shumti rreth penisit të tyre? Siç duket, maja.

64 për qind e të anketuarve kanë deklaruar kënaqësinë më të madhe me majën e penisit, e kjo mund të jetë për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo pjesë. Ndërsa vetëm 14 për qind e të anketuarve nuk kishin qenë të kënaqur me gjenitalet e tyre, ku 27 për qind kishin qenë të pakënaqur me gjatësinë, gjë që i bënte ata shumë të zemëruar.

Fatkeqësisht, meshkujt të cilët nuk kishin qenë të kënaqur me madhësinë e penisit të tyre, kishin qenë më pak aktivë seksualisht sesa ata që ndjeheshin të kënaqur.

Pra, shtrohet pyetja, a është mungesa e seksit duke i bërë ata ta urrejnë “shokun poshtë”? Apo ndoshta nuk janë duke bërë seks sepse veç e kanë urryer atë gjithmonë?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency