Standard.al

Skandali i 1300 kontenierve/ Reagon Prokuroria e Përgjithshme

0

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas artikullit të medias italiane që ngrinte dyshime të forta se 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme të nisura nga Italia janë zhdukur në Shqipëri.

“Ne baze te interesimit Tuaj, Prokuroria e Pergjithshme njofton se: Nuk ka ndonje hetim lidhur me sa pretendohet ne nje shkrim te shperndare pasditen e sotme, lidhur me hyrje te mundshme ne menyre te paligjshme te konteniereve me mbeturina. Gjithashtu, ne takimin ndermjet Prokurorit te Pergjithshem, z. Adriatik Llalla dhe Drejtorit te Antimafias Italiane, z. Franko Roberti, nuk eshte diskutuar nje ceshtje e tille”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Media italiane shkruante se kryeprokurori Adritiak Llalla ka biseduar pikërisht për këtë çështje me homologun e tij italian, i cili pak ditë më parë zhvilloi vizitë zyrtare në Tiranë.

Megjithatë, institucioni i Prokurorisë mohon që mes Llallës dhe Franco Robertit të jetë diskutuar për çështjen e varrosjes së mbetjeve të rrezikshme, sikurse shkruan portali italian “Pianeta Italia”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.