Ragni: Të gjithë qanë ditën e fundit të Bidaai-t

0
532

“Bidaai”, seriali që po transmetohet në Tv Klan është një prej serialeve më të pëlqyera jo vetëm të publikut shqiptar, por edhe të vendeve ku është transmetuar. Në Indi mbetet një nga serialet më të preferuara dhe është transmetuar për tre vjet rresht, duke pasur një shikueshmëri të lartë dhe të qëndrueshme në vite. Për më tepër bëri të famshëm edhe katër emra aktorësh të rinj: Sara Khan (Sadna), Parul Chauhan (Ragni), Angad Hasija (Alek) dhe Kinshuk Mahajan (Ranvir).

Parul Chauhan nuk ka nevojë për prezantim, ajo e ka shkruar fort emrin e saj në botën e televizionit me rolin e saj në “Bidaai”, Ragni. Ajo vjen nga Lakshimpr, distrikti i dytë më i madh në Indi. Bukuroshja zeshkane e la në mes kursin e inxhinierisë që kishte nisur për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë aktore. Përpjekja e saj e parë në aktrim rezultoi shumë e suksesshme. Ajo u bë menjëherë protagoniste e serialit “Bidaai” dhe pjesa tjetër është e gjitha histori.

Në këtë intervistë, të sjellë nga gazeta “Paloma”, Parul tregon më shumë për telenovelën dhe momentet më të bukura që ka kaluar gjatë xhirimit të serialit.

A mendon se “Bidaai” duhej të kishte vazhduar?

Po,sepse kishte shikueshmëri të lartë dhe po pëlqehej shumë.

A të mungon grupi i punës?

Ata ishin si një familje për mua. Kisha një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë artistët. Nga ky serial kam fituar famë, para dhe shumë miq. Ashita Dhawan (Malti) kompozoi dhe këndoi një këngë shumë të bukur për episodin e fundit.

Si ka qenë dita e fundit e xhirimeve?

Skena ime e parë fare në “Bidaai” ka qenë me Sara Khan (Sadnën), por për episodin e fundit ajo nuk ka qenë e pranishme, pasi po merrte pjesë në një reality show dhe më mungonte shumë. Kemi kaluar dy vjet e gjysmë bashkë dhe jemi argëtuar pa masë në shesh-xhirim. Të gjithë kanë qarë ditën e fundit. Angad qan vetëm kur aktron apo xhiron, por ditën e fundit më përqafoi dhe po qante. Jam prekur shumë.

A mund të na rrëfesh se cilat kanë qenë disa nga momentet më të paharrueshme nga seriali?

Sara dhe unë jemi bërë shoqe shumë të mira. Gjithmonë kishim një dhomë të përbashkët dhe nuk lejonim askënd tjetër në dhomën tonë. Vendosnim një foto tonën në derë dhe aty mbanim gjithë gjërat tona.

Cili ka qenë momenti i parë që kuptove se ishe shndërruar në një yll?

Tre muaj pas prezantimit të serialit, një nga djemtë e produksionit më afrohet dhe më thotë se një djalë nga Chandigarh kishte dërguar email dhe dëshironte të njihej patjetër me mua, qoftë edhe për një minutë. Fatkeqësisht, nuk munda ta takoja atë fans, për shkak të axhendës shumë të ngarkuar.

Në pjesën më të madhe të kohës të kemi parë me rroba tradicionale në serial. A je gati që të eksperimentosh me pamjen tënde të jashtme dhe me role të reja?

Mund të vesh rroba perëndimore dhe nuk e kam aspak problem këtë, kështu që, pse jo? Unë dua të eksperimentoj me role të ndryshme sfiduese.

Një thashethem që qarkullon për ty dhe që do të doje të ishte i vërtetë?

Që prej shumë kohësh qarkullojnë fjalë se do të martohem. Dua shumë që kjo të bëhet realitet.

Një gjë pa të cilën nuk mund të mbijetosh?

Me shumë krenari them se jam tmerrësisht e dashuruar dhe e fiksuar pas telefonit tim. Është gjëja e fundit që shikoj para se të fle dhe është gjëja e parë që shikoj menjëherë sapo zgjohem në mëngjes. Nuk mund të mbijetoj pa telefonin tim.

Një frut të cilit i ngjan?

Unë ngjaj si një mollë, sepse bëhem krejt e kuqe kur qesh apo turpërohem.

Një ndërhyrje kozmetike me të cilën do të ishe dakord…

Mendoj se jam e përkryer dhe për më tepër më tmerron ideja e thikës. Kështu pra, nuk jam aspak për ndërhyrjet plastike. Sa herë që dikush bën një operacion, ka edhe risqe të tjera të përfshira. Në momentin që ti e sulmon trupin tënd, atëherë e ke humbur atë.

Një aktore me të cilën do të doje të këmbenit gardërobën?

Me asnjë.

Cilën pjesë të trupit tënd admiron më tepër?

Sytë e mi. Do të doja që t’i siguroja, nëse do të ishte e nevojshme.

Nëse do të mund të ftoje një aktor për darkë, kush do të ishte ai?

Do të doja shumë të ftoja Shah Rukh, ai është i preferuari im.

Një këshillë që të kanë dhënë, por nuk e ke ndjekur kurrë?

Një mikeshë më tha se unë jam person shumë emotiv dhe njerëzit tentojnë të përfitojnë nga mirësia ime.

Një fjalë që e përshkruan më së miri Parul?

Bukuri e zezë.

Një emër qesharak që dikush e ka përdorur për ju?

Whisky.

Diçka acaruese tek vetja jote?

U besoj njerëzve të mi të afërt, por kur ata më mashtrojnë ndihem vërtet shumë e trishtuar.

Një aktor me të cilin do të dojë të punoje nëse do të bëhej fjalë për projektin tënd të fundit?

Do të ishte i mrekullueshmi Shahrukh Khan.

Ke marrë pjesë si në seriale ashtu edhe në reality show. Cila eksperiencë të ka lënë më tepër mbresa?

E vërteta është se i kam shijuar shumë të dyja. Në kohën kur po realizoja “Bidaai”, njerëzit me njihnin të gjithë si Ragni, por kur mora pjesë në “Jhalak Dikhhla”, njerëzit filluan që të më njihnin me emrin tim të vërtetë. Për më tepër, unë kam qenë e dhënë pas kërcimit që në fëmijëri, por nuk kisha mundësi të merresha me kërcimin, ndërkohë që po realizoja “Bidaai”. Prandaj pranova të bëja “Jhalak”. Kështu pra, më pëlqejnë të dyja dhe i kam shijuar shumë.

Shumë artistë të televizionit po ia dalin mbanë shumë mirë edhe në Bollivud. A po planifikon që të zhvendosesh pak nga pak në botën e filmave?

Në fakt kam realizuar një film që titullohet “Myoho”. Është një film i vërtetë dhe një projekt komercial. Shumë njerëz më pyesin se përse iu riktheva televizionit, pasi kisha realizuar një film. Unë nuk jam shprehur kurrë se do të hiqja dorë nga serialet në televizion. Dua që të kem më të mirën e të dyja botëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here