Plagosen me snajper 2 persona gjatë fjalimit të Presidentit francez

0
174

Dy persona janë plagosur aksidentalisht nga një polic pasi janë qëlluar me snajper gjatë një fjalimi të Presidentit Francois Hollande.

Ngjarja ka ndodhur gjatë fjalimit të Presidentit, teksa po përuronte një segment të ri hekurudhor në qytetin Villognon, në Francën perëndimore.

Sipas BBC, të plagosur kanë mbetur një kamarier dhe një punonjës tjetër që po kujdeseshin për ceremoninë.

Fillimisht u ndërprerë fjalimi i Hollande, për të vijuar sërish në pak momente, pasi nuk u krijua panik.

Të plagosurit janë shtruar në spital, ndërsa ndaj policit kanë nisur hetimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here