Ftesat për martesën e moderatores janë gati dhe fshehin një surprizë

0
205

Ishte muaji janar i këtij viti kur moderatorja e njohur filloi të postonte detaje në Instagramin e saj për martesën që do të ndodhte së shpejti. Fiori Dardha dhe bashkëshorti i saj, pas 12 vitesh lidhje, nga e cila kanë edhe Abelin 5-vjeçar, vendosën të kurrorëzojnë dashurinë e tyre.

Martesa ishte llogaritur të bëhej në 9 mars, ditën kur vogëlushi feston ditëlindjen, por për shkak se kjo datë rastis e enjte do të bëhet dy ditë më vonë.

Ky stil ftese na çon katër vjet para, atëherë kur Grace, vajza e parë e Aurela Gaçes ftonte familjarët dhe miqtë në martesën e prindërve të saj.

“SKANDAL! Mami Aurela dhe babi Skerdi, nga punët e shumta, kanë harruar të martohen. Kështu që ditën e premte, dt. 20 shtator 2013, në orën 20:00, me detyrim përcaktim do të paraqiten ata dhe ju për të qenë pjesë e një feste të çmendur martesore, të organizuar nga unë Grace! Tani e tutje lajmi i parë jam vetë”, shkruhej në ftesën e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here