Leskaj: Dëmi ekonomik në shtet 534 milionë euro, duhet të na shqetësojë

1
255

Dëmi ekonomik që iu shkaktua shtetit shqiptar nga parregullsi të mëdha dhe shkelje financiare në të ardhurat publike, shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ të performancës së subjekteve të audituara kap shifrën prej 73 miliardë lekë ose 534 milionë euro. Ky dëm ekonomik është bërë publik në Vlorë nga kreu i KLSH, Bujar Leskaj gjatë analizës vjetore të këtij institucioni.

Leskaj: Auditimet e vitit 2016, KLSH ka zbuluar dëm ekonomik, parregullsi financiare, parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat publike dhe shpenzimet e kryera, në nivelin 25.5 miliardë lekë ose 188 milionë euro. Duke kërkuar shpërblimin e dëmit për arkëtimin e parave në arkën e shtetit në masën 97%. Së dyti, shkeljet e disiplinës financiare të performacën së subjekteve të audituara si në të ardhura dhe në shpenzime, në vlerën prej 46.8 miliardë lekë, ose rreth 345 mln euro. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 72.3 miliardë lekë ose afërsisht 534 milionë euro. Shifra që duhet të bëjë të mendojë thellësisht cilindo qeveritar ose drejtues institucionesh.

Bujar Leskaj pohoi se këto shifra të KLSH, duhet te vene në lëvizje institucionet përgjegjëse dhe qeverinë.

Leskaj: Këto shifra, së pari duhet të ndërgjegjësojnë qeveritarët tanë dhe së dyti, ne si auditues të na ndërgjegjësojnë për sfidat e mëdha që në presin në disiplinimin e financave publike dhe harxhimin me efektshmëri dhe eficencë të parasë së taksapaguesve shqiptarë.

Kreu i KLSH saktësoi se institucioni që ai drejton do vijojë të adresojë cdo shkelje dhe abuzim me fondet publike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. O ti more Leskaj qe ben vetem zhurme,ke kapur shume shkelje si kjo or populli pyet PSE U SHKAKTUAN KETO SHKELJE DHE KUSH DO TE DENOHET DERI NE BURG.Kete na thuaj jo vetm konstatime !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here