Julian Deda paralajmëron Fugën dhe Veliajn: Mos guxoni ta bëni se pastaj…

0
554

Julian Deda, aktori i njohur  ka kritikuar ashpër  në vazhdimësi qeverinë dhe kreun e bashkisë së Tiranës për shkelje të ndryshme dhe cenim mtë të drejtës së qytetarëve.

Dena njëkohësisht edhe anëtar  në Partinë Demokratike ka marrë pjesë dje në protestën e opozitës në cadrën para Kryeministrisë dhe ditë më herët ka marshuar bashkë me banorët e Zharrëzit në udhëtimin e tyre maratonë në këmmbë drejt kryeqytetit.

Pas incident,it të krijuar para ministrisë së Energjitikës në ardhjen e kreut të PD Lulzim Basha i cili u brohorit me thirrjet ik, ik, ik Juli ka një paralajmërim të fortë  për Endri Fugën dhe Erion Veliajn:

 

“Me vjen “keq”, por kësaj radhe, makineria e fasadës në kryeministri dhe në bashkinë e Tiranës, nuk po funksionon, dështim.

Lali/Fuga janë të mërzitur, po rrafin njëri-tjetrin me shuplaka në vende të ndryshme të trupit, sepse u mor vesh se ata, që kundërshtuan kryetarin e opozitës kur u takua me banorët e Zharrëzës, ishin ca aktorucë të gënjyer me nga një sanduiç dhe disa komuniste të pandreqshëm të një organizate politike.

Kujdes Lali/Fuga, po ju paralajmëroj të mos guxoni të sillni ndonjërin nga këta andej nga çadra e opozitës dhe ti infiltroni si demokratë apo si njerëz në nevoje dhe pastaj të krijojnë probleme.

 

Mos guxoni ta bëni, sepse nuk mbajmë përgjegjësi. I njohim. Edhe po të mos njihen, duken rilindasit, zemrat e vogla komuniste.

 

P.s. Protesta vazhdon……….”, shkruan Julian Deda në profilin e tij në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here