Ia rrahën vajzat pse shkuan në protestën e PD, flet babai: Mesazhi im për Saimir Tahirin

0
253

Pas denoncimit publik nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha se dy vajza binjake nga Fieri, Antoneta dhe Gladiola Hatillari janë dhunuar barbarisht sepse morën pjesë sipas tij në protestën e opozitës në 18 shkurt, në lidhje me ngjarjen ka folur dhe babai i dy vajzave.

I i pranishëm në çadrën e ngritur para kryeministrisë ku opozita po zhvillon protestën, ai i ka bërë apel ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri të kapë kriminelët që i kanë dhunuar vajzat.

“Qeveria duhet të kapë kriminelin. I bëj apel Tahirit pasi ka 10 mijë policë. Mos na trego përralla me mbret po shko kapi kriminelët. Çfarë faji kishin bërë 2 vajzat e mija, vetëm se erdhën në protestë. Vajzat e mija janë dhunuar për 2 vota. Kaq poshtë kemi rënë?”, – u shpreh babai i dy vajzave binjake nga çadra përballë kryeministrisë.

Më herët kreu i opozitës nga ‘Çadra e lirisë’ përballë kryeministrisë i bëri thirrje bluve të Fierit që deri në mesnatën e sotme autori të përfundojë në hekura, në të kundërt paralajmëroi se do të ketë pasoja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here