“Ata kishin nevojë që hallin e tyre ta ndanin me një aktor dhe jo një marionetë”

0
224

Nga Bledian Koka 

Fija mes aktorit dhe marionetes eshte kaq e holle sa kalimi nga njeri krahe ne tjetrin eshte shpesh here i pashmangshem, i pavetedijshem, i perbotshem. Shpesh here ne bisedat qe kam me mikun tim Jul Deda ai me pyet per menyren sesi ai e shperndan veprimtarine e vet mes artit dhe politikes me merakun konstant se mos afilacioni qe ai ka me politiken e ben te duket ndonjehere tradhetar i publikut te vet te panumert qe kur behet fjala per te, nuk njeh parti.

Nje aktor ashtu si edhe nje gazetar, nuk mund te jete kurre marionete i them, per aq kohe sa eshte ne opozite me pushtetin, jo si bindje partiake por si vetedije qytetare. Dhe per aq kohe sa aktori do te vazhdoje te jete aktor, edhe gazetari do vijoje te jete absolutisht i tille. Juli dhe une (gazetari) jetojme te lumtur dhe zemerthyer ne opozite me pushtetin, dhe kjo nuk e ben aspak Julin aktor-marionete, dhe mua me aq sa mundem, jo e jo gazetar oborri. Banoret e Zharrezit e ftuan pak dite me pare Julin te ishte pjese e marshimit te tyre epik dhe ai pranoi e shkoi me kenaqesine me te madhe qe ne pike te mengjesit, ndersa nje nate me pare kishte ndenjur gati gjithe naten ne cadren e protestes per voten e lire.

Sepse ndersa Juli aktori proteston per voten e lire, marionetat firmosnin peticione kunder saj. Ata kishin nevoje qe kauzes se tyre ti bashkohej nje aktor dhe jo nje marionete. Ata kishin nevoje qe hallin e tyre ta ndanin nje cope here me nje aktor dhe jo nje marionete. Edhe ne hallin e tyre me te madh, ata dine ta dallojne nje aktor, nga nje marionete. Sepse ndersa Juli fotografohet me vullnetaret e votes se lire, marioneta self-oset me mjeranet e detyruar me buken e gojes per te firmosur peticione te qelbura. Dhe sa here Juli me pyet, se çfare do ta prishte miqesine tone, une i jap vetem nje pergjigje…
p.s…Diten qe do behes gazi i botes, do te jete dita qe nuk do te jesh me miku im, dhe jo vetem.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here