1 orë ‘garë’ me Policinë Kufitare, bllokohet gomonia në afërsi të Zvërnecit

0
170

Për rreth një orë ndjekjeje nga ana e Policisë Kufitare mbrëmjen e sotme u bë e mundur bllokimi i një gomoneje në Zvërnec.

Nga të dhënat paraprake ‘BalkanWeb’ mëson se dy persona që gjendeshin në bord, kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. ‘BalkanWeb‘ raporton se 4 km larg vendit ku u kap mjeti i lundrimit u gjet dhe lëndë narkotike. Po ashtu, thuhet se droga, sasia e të cilës nuk bëhet e ditur ende, është kapur në afërsi të Dalanit.

Sakaq, Antidroga dhe Policia Kufitare janë duke ruajtur gomonen. Priten detaje rreth këtij operacioni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here