Vazhdon qëndresa heroike e banorëve të Zharrëzit, do kalojnë natën jashtë Ministrisë së Gjiknurit

0
167

Pas rrugëtimit në këmbë nga Zharrëzi në Tiranë, banorët vazhdojnë qëndresën e tyre heroike duke kërkuar dëmshpërblim për banesat e dëmtuara nga shpërthimet e “Bankers Petroleum”.

Qytetarët e Zharrëzit u takuan sot me Niko Peleshin pasi mbërritën në kryeqytet, por përsëri nuk kanë besim tek fjalët e zv/Kryeministrit.

Ata kanë shtruar batanijet në sheshin përpara Ministrisë së Energjetikës dhe aty do të kalojnë gjithë natën. Banorët kanë thënë se do të vazhdojnë të qëndrojnë deri sa të marrin në dorë aktet e ekspertimit që vlerëson dëmet e shtëpive të tyre.

Edhe pse udhëtuan për 4 ditë në këmbë nga Zharrëza në Tiranë, ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri apo ndonjë zyrtar i institucionit të tij nuk u interesua që t’i takonte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here