Vaqarr, 5 të plagosur nga shpërthimi/ Policia: Brenda lokalit kishte pikë karburanti

0

Mungesa e kushteve të sigurisë duket se ka qenë shkaku i shpërthimit të një autoboti me gaz në një karburant në Vaqarr. Sipas njoftimit të policisë, 5 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre rëndë.

Loading...

“Pika e furnizimit të pikës së karburantit me lendën djegëse benzinë, ndodhet në brendësi të lokalit, ku gjatë furnizimit të kësaj pike karburanti  dyshohet se ka ndodhur një reaksion kimik duke kthyer lendën djegëse të benzinës nga të lëngët në të gaztë. Si pasojë e një shkëndie elektrike në ambientet e lokalit është shkatuar   ndezja e lëndës  duke shkaktuar edhe shperthimin ku mbetën të dëmtuar shtetasit” thuhet në njoftimin e policisë.

Loading...

Lini nje pergjigje