Standard.al

Sulmoi fizikisht Kreshnik Spahiun/ Protestuesit i japin mësim të dërguarit të Ballës

0

Flamur Pirraçi është personi që u shoqërua nga policia e Tiranës pasi goditi me grusht kryetarin e AK Kreshnik Spahiu.

Incidenti ndodhi në çadrën e protestës së opozitës në bulevardin përballë godinës së Kryeministrisë.

Pasi qëlloi me grusht Spahiun, protestuesit dhe mbështetësit e Aleancës Kuqezi sulmuan 34-vjeçarin duke e goditur në fytyrë. Fotot e mëposhtme tregojnë momentet e para të shoqërimit nga policia të Flamur Pirraçit, të cilit i duken goditjet në fytyrë.

I pyetur nga mediat pas ngjarjes, Kreshnik Spahiu deklaroi se autorin e kishin e parë me Taulant Ballën në një lokal pranë RTSH-së.

Ndërkohë, kreu i AK-së tha gjithashtu se kanë qenë edhe dy persona të tjerë që e goditën, por u larguan.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.