Studimi: Gratë më të vëmendshme për sigurinë në timon

0

Nëse shikon një grua në timon, bë kujdes! Për të përgënjeshtruar këtë proverb ka menduar një hetim i kryer nga “Midas Italia”, një rrjet siguracionesh automjetesh që është krijuar në SHBA në vitin 1956, që në gjashtëmujorin e parë të 2016 ka regjistruar një rritje shofereve femra, por mbi të gjitha të klienteve nëpër ofiçinat e mekanikëve.

Pra shofere gjithnjë e më të kujdesshme për mirëmbajtjen, sidomos kur shohim se 23,1 për qind e klientëve të një ofiçine janë gra, një numër ku në rritje të vazhdueshme për pesë vitet e fundit. Mdje, ndryshe nga meshkujt, shoferet femra janë më të reja (25-34 vjeç).

Loading...

Madje përqindja e femrave shofere arrin në 31 për qind, në nivel evropian, ndërsa në 40 për qind numri i blerëseve të një makine të re. Ndërsa në kërkesat për sa i përket problemeve të mirëmbajtjes numri i femrave arrin të shqetësuara për këtë çështje arrin në 58,41 për qind.

“Gratë janë shumë të vëmendshme ndaj sigurisë në të ngarë të makinës, ja përse merren gjithnjë e më shumë drejt për drejtë për mirëmbajtjen e veturës dhe i drejtohen menjëherë mekanikut”, shpjegon Maurizio Bramezza, menaxher marketingu dhe komunikimi për “Midas Italia”.

Loading...

Lini nje pergjigje