Standard.al

Protesta në Durrës: Veliera e betonit po varros trashëgiminë kulturore

0

Me pankrta në duar, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë dalë sërish në protestë në Durrës për të kundërshtuar projektin Veliera.

Ata thonë se veliera e betonit që bashkia kërkon të ndërtojë varros trashëgiminë kulturore.

“Është kjo Velierë betoni që na varros trashëgiminë tonë kulturore. E bukura për ne janë ato mure që janë varrosur aty. Ata nuk kanë frikë nga gjykata sepse e blenë gjykatën, ata nuk kanë frikë as nga vota juaj sepse votën e kanë blerë. Nuk kanë blerë votën tonë, por kanë blerë votën e një pjesë sa për të qëndruar në pushtet. Protesta është këtu por edhe në Tiranë ku protestohet për votën e lirë, pa u future në politikë të gjithë duam votë të lirë të votojmë për atë që duam. Këto gurë t’i marrim dhe mos ti hedhim dhe tja lëmë atij si paralajmërim. Në do të ti hedhim jo në mënyrën si i ke hedhur ti o barrbar, por do të t’i hedhim në mënyrë paqësore që ti të kthehesh.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.