Probleme me airbag-un, Mercedes Benz tërheq nga tregu 48 mijë makina

0

Mercedes Benz ka tërhequr afro 48 mijë makina SUV në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të rregulluar një problem që ndalon hapjen e airbag-ut në vendin e pasagjerit në rast përplasjeje, shkruan Associated Press.

Loading...

Tërheqja e makinave përfshin llojet e Benza-ve si GL, GLE, GLS, modelet e vitit 2016 dhe 2017. Mercedes thotë në dokumentet e postuara nga rregullatorët e sigurisë në SHBA se një sensor në vendin e pasagjerit nuk funksionon siç duhet.

Ende nuk është qartësuar nëse ka pasur të lënduar për shkak të këtij defekti. Një zëdhënës i Mercedes tha se po kërkon informacione mbi tërheqjen.

Mercedes gjithashtu ka njoftuar tregtarët dhe pronarët e makinave se ndryshimi i sensorit do të bëhet falas. Tërheqja dhe rregullimi i makinave do të fillojë këtë muaj.

Loading...

Lini nje pergjigje