“Honda” prezanton një makinë me… ndjenja!

0
304

Nga Japonia vjen një lajm që pritet të krijojë shumë jehonë. Në fakt gjinganti i automobilave, “Honda” do të prezantojë në Sallonin e Los Anxhelos, që vit pas viti po bëhet eventi më i madhë i dedikuar ndaj inovacionit në fushën automobilistike, një prototip ë një veture elektrike me pilotim automatik në gjendje që të provojë “ndjenja”!

Me modelin e pazakontë “Neu-V” shtëpia japoneze synon të tregojë se mund të ndërmarrë rrugë të reja në krijimin dhe konkretizimin e qarkullimit të së ardhmes.

“Neu-V” shfrytëzon potencialin gjigant të ndërveprimit mes inteligjencës artificiale, të përdorimit të një sasie gjigante të dhënash dhe të robotikës, për të krijuar automjetin e parë të pajisur me atë që “Honda” e quan “emotion engine”.

Ashtu sikurse theksohet në një komunikatë zyrtare, strategjia që do të prezantohet në Sallonin e Las Vegasit, e quajtur “Cooperative Mobility Ecosystem”, në fakt parashikon një nivel aftësie për të përpunuar të dhëna shumë më të larta nga ato që janë pranishme aktualisht në veturat me pilotim automatik.

Kjo do të mundësojë që të arrihet, normalisht nëpërmjet menaxhimit të të dhënave gjigante me inteligjencë artificiale dhe teknologjinë e duhur, në sjellje të ngjashme me ato të njeriut duke përfshirë edhe vlerësime të afërta me vetë “ndjenjat”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here