Grabitja në Rinas/ Zbardhet dëshmia e Admir Çerpjes: Si u njoha me Muratajn

0

Admir Çerpja i penduari i bandës së grabitësve të 7 milion eurove në rrugën e Rinasit ka treguar para hetuesve detaje të tjera për mënyrën se si u njoh me Dash Kupën, i dyshuar si organizatori i dy grabitjeve. Mësohet se ata të dy janë njohur në Greqi në burg ku të dy kanë qenë të dënuar për vjedhje. Sipas 35-vjecarit ata i kanë mbajtur kontaktet pasi mbaruan dënimin dhe u kthyen në Shqipëri.

Loading...

Çerpja mësohet të ketë deklaruar para hetuesve se pasi ka diskutuar për grabitjen me ish-komandon Neim Avdulaj, ky i fundit i ka kërkuar ti gjejë persona të përshtatshëm për këtë punë. Admir Çerpja e ka diskutuar këtë me Dash Kupën duke qenë se e kishte njohje të vjetër dhe kishte eksperienca të tilla në Greqi.

Loading...

Lini nje pergjigje