Standard.al

Foto/ Era Rusi nuk është më biondja që njihni, shikoni ndryshimin drastik të këngëtares

0

Flokët e gjatë biondë nuk janë më. Era Rusi ka ndryshuar tërësisht look. Tendenca e fundit e flokëve të shkurtër ka tunduar edhe këngëtaren e njohur të skenës shqiptare, e cila duket krejt tjetër me pamjen e re. Vetë Era nuk ka treguar akoma asgjë, por ajo që ia ka zbuluar ndryshimin e fundit është gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj, madje edhe duke i propozuar titullin e portaleve: “Kjo është Era Rusi, siҫ nuk e keni parë kurrë…” – shkruan Dasara në Instagramin e saj.

Flokët e prerë fare shkurt dhe ngjyra bionde më e ҫelur janë të dukshme tek Era, e cila përshëndet, si gjithmonë, e buzëqeshur. Komentuesit e komplimentojnë pamjen e re të këngëtares, madje shtojnë se, nëse Dasara nuk do t’i kishte përmendur emrin, për ta do ishte e vështirë ta njihnin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.