Basha, Ramës: Po bëra thirrje për luftë do vijnë të të arrestojne ty

0

Kryetari i PD-së reagon ndaj vendimit të policisë për dërgimin e materialeve në ngarkim të tij për akuzën thirrje publike të dhunshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Loading...

Basha: Tani të vijmë tek lojrat e me policinë që do të vijë e të ndjekë penalisht kreun e opozitës se paska bërë thirrje për luftë dy gjëra ti ndajmë bashkarisht këtu. Kjo është patjetër luftë. Është luftë për Shqipërinë demokratike, Shqipërinë Europiane, për të drejtat e çdo qytetari që goditet nga arrogance e një pushteti të inkriminuar. Është luftë për zgjedhjet të lira.  Askënd nuk kemi provokuar. Po të na provokoni ta dini se nuk qëndrojmë si dele por do godasim fort.  Po është luftë. Po kësaj lufte populli i bashkuar, PD, dhe unë personalisht kemi vendosur ti vëmë gjoksin.  Reagimet tona dhe reagimi im është thirrje për mos pranim të së keqes. Dhe kur e keqja shkel Kushtetutën e ligjin për tu future në jetën e cdo shqiptari, mbajeni mend do ta hani grushtin në fytyrë.  Nuk është thirrje për luftë, a e dini përse. Nuk është ai format i thirrje për luftë. Ka tjetër format e tjetër formulë. Po bëra thirrje për luftë zoti Rama trecereku i policisë së shtetit do të vijnë të të arrestojnë ty. Do të vijnë të të marrë ty, sepse 3/ 4 në policinë e shtetit kanë hequr në shpinën e tyre padrejtësinë, abuzivimin e arrogancën. Hiqi ato pak veta që i ke kthyer në rreshterë të drogës. Po  të ishte puna për luftë 3/ 4 e policisë do të ishin tek shtëpia jote duke të të marrë ty të pandehur por kemi zgjedhur një rrugë tjetër që na shkon për shtat, qytetetarie, demokracie dhe kjo është rruga e pjesëmarrjes e bashkimit dhe e vendosmërisë totale deri në fitoren pa kushte deri në zgjedhje të lira përmes një qeverie të vullnetit të lire. Ky është sheshi dhe këtu do vijë fitorja

Basha kengembuli se nuk do të tërhiqen deri në largimin e qeverise.

Basha:Beteja jonë sot ka një qëllim kryesor qëndresën e bashkuar dhe me vendosmëri totale deri në largimin e qeverisë së krimit. Nuk ka tërheqje. Vendosmëria jonë është totale

Loading...

Lini nje pergjigje