Standard.al

10 ide “të nxehta” sesi të përmirësoni jetën seksuale

0

Armiqtë e vetëm gjatë marrëdhënieve seksuale janë mendimet tona. Nëse mendon shumë atëherë do të qëndroni shumë larg kënaqësisë së vërtetë.

Këtu janë dhjetë strategji të nxehta për të bërë jetën seksuale më emocionuese:

1.“Stërvituni”

I njeh goglat vaginalë? Nëse ende nuk i keni provuar, është koha tani për të filluar: Përfitimet janë të shumta. Ideale pas shtatzënisë, sepse të ndihmojë për forcimin e bazës së legenit dhe përmirësojnë kënaqësinë. (Frymëzohuni edhe nga filmi “Fifty Shades Darker”)

2.Dush “i nxehtë”

Të laheni së bashku është një gjest i intimitetit të thellë dhe të vetë-dijes. Drita e gjelbër për puthjet dhe përkëdheljet. Uji promovon relaksim dhe nxit ndjenjën e lojës.

3.Surprizoje

Të jetosh nën të njëjtën çati e kthen çdo gjë në të zakonshme mes teje dhe partnerit. Shumë gabim! Dilni nga rutina duke stimuluar dëshirën: Me një darkë romantike edhe kur nuk ka asgjë për të festuar, një udhëtim të papritur ose një veshje intime me të cilën do ta “çmendesh”.

4.Vendos alarmin

Sipas studimeve orët e para të ditës janë koha më e mirë për të bërë dashuri, sepse nivelet e testosteronit janë më të larta. Vini një zile alarmi argëtuese, për të gjetur mënyrën më emocionuese për të zgjuar partnerin tuaj.

5.Shprehe kënaqësinë me zë

Shpesh i censurojmë shpërthimet tona të kënaqësisë nga frika së na dëgjojnë fqinjët, turpi apo sikleti. Nxirreni zërin tuaj: Sepse për të shprehur kënaqësinë, ai ka një efekt të fuqishëm mbi partnerin.

6.A luani?

Nëse jo, tani është koha të eksperimentoni me përdorimin e lodrave të seksis. Ato stimulojnë dëshirën dhe forcojnë bashkëfajësinë e çiftit.

7.Darkë për ju të dy

Sipas studimeve të ngrënit me duar është një përvojë ndjesore. Ushqimi i njëri-tjetrit do të jetë emocionues.

8.Shkruani

Jeni në punë dhe në mbrëmje do të takoheni? Shkruaji atij një mesazh “djallëzor” ku i tregon që mezi pret të jesh në krahët e tij.

9.Harro

Mendimet, shqetësimet, programet e gjithçka lëri jashtë dhomës së gjumit. Pse të prishin momentin me konsiderata të panevojshme? Harrojeni kokën tuaj dhe përqendrohuni në ndjenjat tuaja.

10.Udhëzojeni

Është e ndaluar të mendosh se është ai që di se çfarë do të bëni: Është partneri juaj, jo një magjistar! Shpjegojani butë çfarë të pëlqen

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.