Spitali i Vlorës në “gatishmëri” për Ramën, revoltohen të sëmurët

0
388

Edi Rama ka vizituar sot qytetin e Vlorës, por një detaj i vizitës ka irrituar një qytetar vlonjat.
Teksa ndodhej në spitalin e Vlorës, qytetari ka parë një “boshatisje” të spitalit, ndërsa për një moment është habitur se ç’po ndodhte. Teksa priste që mjeku ta vizitonte, ai është interesuar duke parë se përse mjekët po dilnin jashtë, ndërsa ka dëgjuar ndër të tjera se do vinte kryeministri.

Kështu, gatishmëria e mjekëve për të qenë “gatitu” për kryeministrin e ka revoltuar qytetarin, i cili pavarësisht se ishte i sëmurë, vazhdonte të qëndronte në pritje derisa të vinte kryeministri dhe të mbaronte vizita. Ose ku i dihet, mbase derisa mjekët të kujtoheshin që në spital ka pacientë që i presin. Ja çfarë shkruan ai në redaksinë e JOQ:

Përshëndetje JOQ, unë prisja doktorin të më vizitonte, ata prisnin Edi Ramën, u boshatis spitali. Fotot janë bërë në spitalin rajonal të Vlorës rreth orës 11:00 . 30 min para ardhjes së kryeminstrit. Ju faleminderit. /JOQ/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here