Mbahuni, do të rikthehet Nokia 3310

0
234

Duket sikur gjithçka i përket teknologjisë, nuk ka të bëjë me ndjenjat, me kujtimet njerëzore, me marrëdhëniet shpirtërore që ne krijojmë me njerëz të tjerë, vende apo sende.

Këtë herë, teknologjia befason sepse ka menduar edhe për këtë anë. Në Kongresin Botëror të Celularëve, Mobile World Congress, do të lançohet një model i ri i së famshme Nokia 3310. Ajo u hodh për herë të parë në treg 17 vjet më parë dhe u bë një sukses për disa arsye, lojën e “Snake”-ut, zilet e ndryshueshme etj.etj. dhe për jetëgjatësinë e baterisë.

Modeli i ri 3310 do të kushtojë 59 € dhe do të jetë më i hollë, më i lehtë dhe me tri ngjyra: i kuq, i gjelbër dhe i verdhë. Mendohet që gjithsesi nuk do të ofrojë rezolucion të lartë, për të mbrojtur baterinë.

Më shumë do të mësohet gjatë Kongresit që do të mbahet nga 27 shkurti deri në 2 mars. Nokia ia ka shitur asetet e saj Microsoft-it, por kompania që qëndron pas modeleve nostalgjikë, HMD Global, shpreson të grumbullojë ca të ardhura duke rikthyer bashkë me disa modele të reja edhe 3310.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here