Katër vite tradhëti, 37 vjecari ndihmë psikologes: Si tja bëj nuk e lë dot gruan, as e dashura nuk e lë dot burrin

0
Një burrë 37 vjeçar, baba i dy binjakëve 3 vjet, ka rrëfyer për The Sun se ka 4 vite që është në lidhje me një grua tjetër, edhe ajo e martuar dhe nënë e një djali.

Ai thotë se ata duan të jenë bashkë por ai nuk mund ta lë gruan dhe fëmijët e as ajo burrin dhe djalin, e megjithë përpjekjet për tu ndarë disa herë, ata nuk kanë mundur të qëndrojnë larg njëri tjetrit.

Rrëfimi i tij i plotë:

Kam pasur marrëdhënien më pasiononte me të dashurën time më të re dhe e dua ende atë thellësisht, por nuk munda ta lë gruan dhe binjakët tanë 3 vjeçar për të.

Unë jam 37 vjet, gruaja ime 36 dhe jemi të martuar prej 6 vitesh.

Para katër vitesh teksa po shkoja në punë u ula në një dyqan për të blerë kafe dhe pashë aty një femër tejet të bukur që po shiste.

Ne filluam të flirtonim dhe u pajtuam që të dilnim për drekë.

Ajo më tregoi se ishte e martuar dhe se kishte një djalë 6 vjet, e ajo ishte 27.

Ne filluam të takoheshim dhe shkonim në shtëpinë e saj për seks.

Ne dëshironim të ishim bashkë por unë nuk mund ta lija gruan time pasi ajo kuptoi se është në pritje të binjakëve.

Unë dhe e dashura ime i premtuam njëri tjetrit të mos bënim seks me partnerët tanë por pastaj ajo e kuptoi se unë e kisha gënjyer.

Ajo më la duke më thënë se e kisha tradhtuar.

Por ne nuk mundëm të rrinim të ndarë dhe filluam aferën përsëri.

Pastaj gruaja ime gjeti disa mesazhe të të dashurës në telefonin tim dhe ajo u çmend.

Unë përfundova lidhjen me të dashurën po ishte torturë pa të.

Por më pas ne u takuam dhe filluam aferën tonë sërish.

Unë u dashurova në të edhe më shumë dhe këtë herë vendosëm që të linim partnerët tanë e të ishim bashkë.

Pastaj e dashura më tha se nuk mund ta linte burrin pasi ai nuk do të kujdesej si duhet për djalin.

Burri i saj e kuptoi por ata u pajtuan që të provojnë përsëri.

Ai e ndryshoi punën dhe ata u larguan për të qenë afër familjes së saj.

Unë dhe e dashura jemi ende në kontakt.

Ajo thotë se martesa e saj nuk po funksionon dhe unë duhet të bëj durim.

Ndihem aq i mbërthyer.

Unë nuk e dua gruan time dhe nuk dua të jem këtu por sa herë që dua të largohem ajo i përdor fëmijët si arsye për të mos më lënë të shkoj.

Përgjigja e psikologes:

E dashura jote është larg teje dhe e di se ti je duke pritur për të, por ajo është ende me burrin e saj edhe pas 4 vitesh aferë me ty dhe djali i saj është vetëm 10 vjet.

Ti duhet ta kuptosh se ajo nuk do ta lë familjen e saj për ty edhe për vite të tëra dhe ndoshta kurrë.

Ndalo së qeni i obsesionuar pas të dashurës tënde, thuaj asaj se ka përfunduar dhe rregulloje martesën tënde.

Nuk është vetëm për ty dhe gruan tënde. Fëmijët e tu do të jenë të dëmtuar kur ti je me zemër të ndarë edhe diku tjetër.

Lini nje pergjigje