30-vjeçarja i varros femrat të gjalla, kjo është arsyeja e çuditshme e kësaj ceremonie

0
356

Një 30-vjeçare nga Kina e njohur me emrin Liu Taijie themeloi këtë eksperiencë unike të përjetimit të vdekjes pasi tentoi të vetëvritej, tre vite më parë.

Ajo mendoi se preku fundin kur nuk mundi të gjente një punë dhe martesa e saj po merte fund, por pasi e mori veten, ajo vendosi që do ta përdorte eksperiencën personale për të bërë një ndryshim në jetën e vajzave të tjera.

Liu krijoi “klasën e varrit”, që konsiston në një copë tokë në një kodër me gjashtë varrë të hapura në të.

Më pas femrat ftohen që të shtrihen në këto gropa dhe të mendojnë sesi do të ishte bota pa to. Atyre u jepen gjithashtu leksione rreth mendjes, në mënyrë që t’i inkurajojnë për të rigjetur vetëbesimin dhe vetëvlerësimin.

Sipas “Peoples Daily China”, një grua e cila i ishte nënshtruar kësaj terapie të pazakontë, u shpreh se: “Kur mendoja se çfarë do të ndodhte nëse do të vdisja, prindërit e mi, fëmijët, bashtëshorti… ata nuk do të mund ta përballonin këtë”.

Sipas 30-vjeçares, duke përjetuar eksperiencën e vdekjes shpreson që njerëzit të marrin guximin për t’u përballur me jetën, për ta vlerësuar atë.

“Për të patur një qëndrim optimist kundrejt dështimeve, kundrejt jetës. Për të patur një të ardhme më të mirë”.

Femrat të cilat kanë humbur shpresën dhe optimizmin ftohen që të marrin pjesë në “klasën e varrit”, në mënyrë që të kenë mundësinë që të përjetojnë eksperiencën e vdekjes, me shpresën se kjo do t’i japë atyre një pikëpamje tjetër për jetën

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here