Lulzim Basha: Ja përse e nxora nga zyra ambasadoren Vlahutin

1
382

Dy ditë më parë, gjatë takimit të Lulzim Bashës me eurodeputetin Knut Fleckenstein, ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin u la jashtë zyrës së kryetarit të PD, e cila po shoqëronte eurodeputetin.

Kryedemokrati Basha shpjegoi përse Vlahutin u la jashtë zyrës së tij dhe nuk ishte e pranishme gjatë bisedës Basha-Fleckenstein.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”, Basha tha se takimi ishte parashikuar që i pranishëm në takim me të, të ishte vetëm Fleckenstein.

“Kështu ishte parashikuar takimi. Nuk është puna ime të merrem me ambasadorët. Ambasadorët kanë punën e tyre, unë kam punën time”, u shpreh Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here