Keni vendosur të bashkëjetoni? Duhet me patjetër të dini këto probleme që i hasin të gjithë

0

Keni vendosur ta ngjisni lidhjen tuaj në nivel më të lartë, të provoni si duket jeta e përbashkët? Këto janë problemet që sigurisht ju presin. Kjo ka me qenë periudha e emocioneve të reja në lidhje. E gjitha nga filli, sit ë shkoni për herë të parë në akim. Por duhet të jenë të vetëdijshëm që karshi ‘mjaltit dhe sheqerit’ ju presin edhe disa problem të cilat ndoshta nuk I keni pritur.

Intimiteti

Më në fund e keni vendin vetëm për ju dy dhe keni menduar- jeta seksuale do të jetë ‘e begatshme’. Por nuk do të jetë bash kështu. Ndoshta ky emocion do të zgjasë nga 2 deri 3 javë, e më pas do të kthehet në ‘rutinë’ dhe për këtë ndoshta mund të vini në dëshpërim. Por mos kini merak, e gjitha kjo është normale dhe mos e bëni si diçka të madhe.

Intima dhe momentet e vogla që I keni ndarë për vete mund të jenë të kërcënuar. Filloni edhe ti ndani disa moment intime të cilat nuk keni dashur ti ndani me partnerin. Ai do të ju shoh si I lani dhëmbët, si dukeni kur e vendosni maskën për fytyrë, si është kur jeni në PMS dhe nuk dëshironi të depiloni këmbët. Por as në këto nuk duhet të shikoni në mënyrë drastike. Këto janë moment intime të cilat mund të ju lidhin dhe mund të bëjnë vetëm që dashuria të rritet. Kini në mendje që as aj nuk e ka të lehtë dhe që edhe ai do ta shpalos intimen e tij.

Obligime pa dashuri

Normal që edhe nëse keni menduar ashtu, nuk do të jetoni nga dashuria! Jeta e përbashkët nënkupton edhe ndarjen e punëve në shtëpi. Këtu mendojmë në pastrim, përgatitje të ushqimit, pagesave të faturave e ngjashëm. Marrëveshja duhet të jetë. Nuk keni nevojë të bëni një tabelë në të cilën do të shkruani detalisht punët (kjo mund ta mbysë romancën), por e rëndësishme është që të jeni tolerante dhe që punët ti ndani drejtë.

Fatkeqësisht edhe paraja mund të jetë pengesë. Ju duhet të paktën përafërsisht ti planifikoni financat. Mos kërkoni që partneri të çojë dorë nga disa gjëra që i duken të rëndësishme, si pastë speciale për dhëmbë apo toalet letër të vjollcë… Edhe për këto imtësi duhet të ketë marrëveshje që shpenzimet mos të dyfishohen.

Dhe mos bëni merak, çdo gjë me kohë do të vijë në vendin e vet, të rëndësishëm janë vetëm dashuria, durimi dhe marrëveshja.

Lini nje pergjigje