I riu kërcënon Ramën: Ose jep dorëheqjen me nder, ose të kthejmë me thonj të paprerë…

0
1242

Duket se demokratët e kanë marrë seriozisht angazhimin e tyre për të detyruar kryeministrin Edi Rama për të dhënë dorëheqjen dhe për ti hapur rrugë një qeverie teknike, ashtu siç kërkon PD.Mbështetës të PD-së janë prej disa ditësh të vendosur në një çadër para kryeministrisë, ku kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qeveri teknike.Por deri tani, kryeministri Edi Rama nuk ka lëshuar pe, duke thënë se nuk do të ketë qeveri teknike.Shumë të rinj demokrat i kanë bërë thirrje Ramës të japë dorëheqjen, sa nuk është vonë, përndryshe do ta shporrin vetë atë nga pushteti, shkruan 360grade.Një ndër to, është edhe Florin Kurmekaj, kryetari i Forumit Rinor të të Rinjëve të PD-së në zonën e Kombinatit, në Tiranë.Ai ka paralajmëruar, duke i kërkuar Ramës të japë dorëheqjen ose do e kthejne ne identitet,me thonje te paprere dhe me mjeker te pa rruajtur.

Statusi i plotë i Florin Kurmekajt:

Thirrje per doreheqje!!! I dashur Kryeminister aktual i Shqiperise! Ka ardhur koha te reagosh,ka ardhur koha qe te degjosh zerin e asaj “pakice” sic ti e quan,rezistenca e tyre flet me shume se heshtja juaj,qendresa e tyre flet me shume se indiferenca juaj ironike.

Ne fjalimin tuaj te fitores ne vitin 2013 permendet nje fjali mbreslenese per kryeministrat paraardhes,thate qe :-“Do ti vleresoje historia per punen e tyre” por sot i dashur Kryeminister aktual ka ardhur dita qe dhe per ju te flase historia,koha juaj mbaroi!

Studentet folen,artistet folen,gazetaret dhe mediat e lira folen,te papunet folen te gjithe folen,te gjithe jane ngritur ne proteste tani eshte radha juaj por jo te flisni,Te dorehiqeni! Ose dorehiqu me “nder” ose do na detyrosh te shporrim dhe te kthejme ne identitet,me thonje te paprere dhe me mjeker te pa rruajtur.

 

florin.jpg

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here