Blushi gjëagjëzë për Braçen: Unë kam një mace, ta fal ty, macja kafshon Taulantin. Kush e ka fajin?

0
280

Deputetët Ben Blushi dhe Erion Braçe kanë vijuar replikat në Parlament, replika që më pas Blushi i është përgjigjur me një gjëagjëzë:

Blushi: ”Kam edhe një përgjigje për ty meqë thoke se unë merrem me llafe. Unë jetoj duke shkruar, ti jeton duke folur. Po të tregoj një gjëegjëzë.

Unë kam një mace, ta fal ty, macja kafshon rastësisht Taulant Ballën, meqë ti e përkedhel shumë. Kush e ka fajin, unë, ti, Taulanti, apo macja? Ishalla e ke një përgjigje për mua”.

Braçe: Një gjëagjëzë e gjej kur më vjen vajza nga shkolla. Nuk e kisha fjalën për ty kur fola por e kisha fjalën për Aldo Bumcin. Nëse ju të dy ngjani, nuk është problemi im. Bëj përpjekje më elementare dhe lexo, rrogat nuk tatohen 23%. Unë e di që lexon lirat e tu por lexo edhe këto të tjerat për të cilat flet këtu. Unë nuk kam votuar asnjë koncesion. Ja thashë Berishës por ta them edhe ty: E bëj të të them ty se nuk di asnjë gjë për koncesionet.

Unë nuk kam marrë hollona nafte nga Rezart Taçi, nuk i kam shkuar në zyrë për ndonjë hall, tha Brace duke aluduar për lidhje të Blushit me Tacin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here