Video/ Makina merr flakë në ecje, dëshmitarët: Dëgjuam një shpërthim

0
237

Një makinë ka marrë flakë ndërsa ka qenë në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë një qendre tregtare në zonën e Saukut.

Mësohet një automjet tip “Opel Corsa” është përfshirë nga flakët dhe në pak minuta është djegur plotësisht ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”.

Dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar edhe një shpërthim, ndërsa policia sipas tyre shkoi në vendngjarje pas 15 minutash. Nuk dihet sa persona ka pasur brenda në makinë dhe nëse ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe një zjarrfikëse si dhe policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here