New Europe: Megavila e Vlahutin në Tiranë, asnjë përgjigje për 11 pyetjet e drejtuar Mogherinit

0
254

Dy javë më parë, New Europe publikoi si lajm kryesor historinë e vilës së Ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin. Prona, e cila u ble dhe në emër të Shërbimit të Jashtëm Evropian (EEAS) për 1,649,000 euro, është një shtëpi me sipërfaqe 345 metra katror.

Siç u bë e ditur në shkrim, shtëpitë me pothuajse dyfishin e sipërfaqes ofrohen me rreth gjysmën e këtij çmimi në të njëjtin kompleks. Për më tepër, kjo ishte blerja më e shtrenjtë në zonën rezidenciale Rolling Hills.

Doris Pack (ish-deputete e PE, EPP/CDU) deklaroi në Tiranë se do t’i vinte “rëndë nëse lajmet për vilën e Ambasadores Vlahutin do të ishin të vërtetë” dhe se “ky do të ishte një turp për të gjithë Bashkimin Evropian”.

New Europe publikoi fragmente nga kontrata e blerjes, që përmban çmimin, firmat e palëve të përfshira, si dhe sitet e agjencive me çmimet aktuale të tregut.

Më tej, kryetarja e Komisionit për Kontrollin e Buxhetit, Ingeborg Grässle, i dërgoi një letër me 11 pyetje Federica Mogherinit në lidhje me blerjen e kësaj vile:

 

EEAS bleu një rezidence në zonën e Rolling Hills, në Tiranë. Jemi në dijeni se çmimi i vilës prej 345 m2 ishte 1.65 milion euro, që i korrespondon çmimit 4780 euro për metër katror.1.            A mundet Komisioni ti konfirmojë këto shifra sa më lart?

  1. Nëse po, cila ishte arsyeja për atë cmim për m2 meqënëse cmimi mesatar për pronë në të njëjtën kategori dhe në të njëjtën zonë, Rolling Hills, duket se varion 1000-2000 euro për m2?
  2. Cila ishte arsyeja e blerjes së pronës së shtrenjtë në vend që të merrej ajo pronë ose një tjetër me qera?
  3. A është nisur një procedure prokurimi publik? Sa oferta janë marrë?
  4. A mund të na informoni mbi datën ekzakte të fillimit të negociatave për pronën e re dhe datën në të cilën është firmosur kontrata e blerjes?
  5. Kush i drejtoi këto negociata?
  6. A ka ndonjë hetim të OLAF në proces?
  7. A mundet ju lutem të listoni numrin e stafit (lëvizjet në staf) nga koha e nisjes (jo zyrtare) të negociatave deri në firmosjen e kontratës së blerjes?
  8. A është Zyra e Veprimit të Jashtëm në BE në dijeni mbi ndonjë të afërm të anëtarëve të qeverisë shqiptare që punojnë në delegacion?
  9. Në publik, shohim akuza për korrupsion ndaj një zyrtari të lartë të delegacionit. A mundet të na konfirmoni ndonjë hetim?
  10. A heton Zyra e Veprimit të Jashtëm të BE bashkë me Komisionin procedurat e rekrutimit?

Përgjigjet priten deri të premten, më 24 shkurt, ora 12:00.

 

Pavarësisht shkrimit të New Europe për blerjen e vilës dy javë më parë, me pyetjen “Super e shtrenjtë apo e korruptuar”, EEAS ende nuk ka ndryshuar pozicion, por do t’i duhet t’i përgjigjet kërkesës për akses në dokumente deri më 1 mars.

*pershtati në shqip standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here