Intervista/ Berisha: Rama lejoi Lu dhe Vlahutin të sillen si guvernatorë e të bëjnë ç’të duan në këtë vend

0
152

“Zonja ( Vlahutin) që kur erdhi dihej që ishte një lidhje e ngushtë e kësaj qeveri.  I kishte nga Sorosi, mafia më e rrezikshme në vende ish- komuniste. Dhe reforma ishte kryekëput e Sorosit”

Ish- kryeministri Sali Berisha i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Studio e Hapur” deklaroi se tashmë nuk ka më kthim mbrapa dhe opozita do ti shkojë deri në fund kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Berisha bëri akuza të forta ndaj ambasadorëve Lu dhe Vlahutin duke theksuar se ata sillen si guvenatorë. Më tej ish – kryeministri u shpreh hapur se që në fillim ambasadorja e Bashkimit Europian ka mbajtur anën e qeverisë dhe ka lidhje me miliarderin amerikan Soros.  

 Ilir Meta dhe Edi Rama janë duke darkuar, keni një koment për këtë darkë?

U bëftë mirë si darka fundit e qeverisjes së tyre. Populli do që ata të ikin.

Por ju i bëtë një ftesë Ilir Metës…

Nuk ishte një ftesë, ishte ftesë për qeveri teknike,për të cilën bien dakort forcat politike.

Ju thatë ti përvishen Edi Ramës, për çfarë e kishit fjalën?

Ne jemi Për nocionin demokratik, paqësor por energjia e asaj mase është nukleare, e papërmbajtshme. Ky është revolucion, kemi të bëjmë me ndryshimin e sistemin, në këtë rast e me largimin e banditokracisë. Kjo qeveri është e shndërruar në organizatë kriminele.

Unë u them shqiptarëve që është instaluar banditokracia. Kush ma kundërshton unë jam gati ti japë argumenta. Kryeministri është i lidhur me krimin më të tmerrshëm të këtij vendi.

Zoti Rama kërkonte në 2010 hapjen kutive. Sot PD kërkon largimin e qeverisë. Ju vete nuk ja dhatë në 2010?

Kërkonte hapjen e kutive pasi kishte marrë një jo të prerë nga Gjykata. Unë nuk mund të dilja mbi pushtetin gjyqësor. Të gjithë atë që ishin në atë darkë në Strasburg i thanë harroje që mund të dalësh mbi vendimin e Gjyqësorit. Nuk isha un që u thosha gjykatësve u pres këmbët, apo të marr shpirtin.

A mund të largohet një qeveri që ka ardhur me votë?

Një qeveri e cila degradon me bandat e krimit ka bërë suicid politik dhe duhet të largohet sa më parë. I vëllai i tij kalon kufirin me makinën e drogës së grupit të Xibrakës. Makinë e përshtatur për të fshehur kokainën.

A  e ka Prokuroria këtë foto, a e ka Llalla?

Seç ka Llalla në dosje unë nuk e di, por unë e kam këtë foto nga qytetari dixhital .

Po në zgjedhje zoti Berisha?

Nuk ka zgjedhje, ky po liron bandat.

Ju e keni kundërshtar që prej vitit 2001. Dhe lidhjet e Ramës me krimin ju ja keni bërë të qartë publikut. Por shqiptarët e kanë votuar dhe ka fituar përballë kandidateve tuaj dhe zgjedhjet e vitit 2013?

 I thashë ditën e parë në parlament. O Zotëri,lidhjet e tua me krimin janë të ditura botërisht por shqiptarët të amnistuan ty. Edhe Brukseli do të amnistojnë, tani të ngelet ty do të shkëpusësh lidhjet me krimin apo jo.

Ju thoni që jemi në kushtet e ndryshimit të sistemit. Cili është roli juaj në këtë protestë?Pse nuk e udhëhiqni  ju këtë protestë?

E para e kam thënë që largimi im është pa kthim në çdo lloj situate. Kjo është vetëm një legjendë sepse të gjithë e kanë të qartë që Lulzim Basha është udhëheqësi i PD dhe i opozitës. E kanë të qartë që përpjekjet e propagandës zyrtare për ta paraqitur atë synojnë dëmtimin e lidershipit, por në udhëheqje të këtij revolucioni është atij.

Por Blushi tha sot që ajo është çadra e Berishës…

Blushi është i lirë të bëjë çfarëdo lloj zgjidhje. Etiketimet  e Blushit si publicist janë okej, por në politikë është në hapat e para.

Ju  e dini që  ka filluar zbatimi i Vettingut dhe është pikë e rëndësishëm ngritja e komisioneve….

Kryetari i partisë Demokratike i ka dhënë përgjigje këtij problemi. Opozita u përjashtua nga Vettingu. Përgjegjësia për marrëveshjen është tipar i njeriu të qytetëruar. Kompromisi u arrit dhe do ketë një marrëveshje ndërkombëtare, të cilën ne e pranuam. 7 ligjet do miratohen me konsensus. Ishte marrëveshje, Akti i parë që bëri Edi Rama shkeli marrëveshjen dhe përjashtoi opozitën. Opozita, me aq domosdoshmëri sa mbrojti ndryshimet kushtetuese do mbrojë edhe reformën në drejtësi nga një kryeministër bandit, legen  dhe   që lejon dy guvernatorë të bëjnë ç’të duan në këtë vend. Zoti Lu dhe zonja Vlahutin sillen si guvernatorë. Kreu të Institucionit kushtues në vend i bëri dy akuza të tmerrshme ambasadorit Lu. E para tha, ke kërkuar të ndërprehen hetimet. Ambasadori duhet të sqarojë dhe të përgënjeshtrojë. Së dyti më ka bërë presion për të mos bërë hetime. Kurrë nuk mbështet politika amerikane ndërprerje hetimesh dhe të dalë në mbrojtje të korruptuarve.

Po të ishit kryeministër çfarë do të bënit?

Zonja është e njohur universalisht si një mbështetje pa kushte e qeverisë shqiptare. E kam denoncuar edhe privatisht. Këta të dy nuk e përgëzuan,pas arritjes së konsensusit. Unë jam marrë me kushtetutën. Një mik i imi në Bruksel. Unë e pashë që po përmbushnin gjithçka dhe e marrë në telefon. Këtu thuhet se partia jote ka ndryshuar fjalën, sepse kjo i interesonte zonjës.

Po nëse do ishit ju kryeministër çfarë do të bënit?

Nuk ka ndodhur kjo që ndodh sot kur kam qenë unë kryeministër. Zonja që kur erdhi dihej që ishte një lidhje e ngushtë e kësaj qeveri.  Nga Sorosi, mafia më e rrezikshme në vende ish- komuniste. Qëllimi që kishte ardhur Sorosi ishte Edi Rama. Dhe reforma ishte kryekëput e Sorosit.

Kur thoni lidhje e ngushtë e Vlahutin me qeverinë për çfarë e keni fjalën?

E ke dëgjuar fjalën kanabis nga zonja ambasadore. Kjo e ka treguar veten totalisht të njëanshme.

Në rast se situata nuk ndryshon duhet të hyjë PD në zgjedhje?

PD duhet të hyjë në zgjedhje dhe duhet të garantojë votën e lirë. Rama nëse nuk ikën, qytetarët duhet ta heqin.   Nëse krimi triumfon mbi vullnetin shqiptarëve, zgjidhje nuk ka. Unë i them Ramës kaq: përpiqu të kuptosh situatën sepse i rëndojnë në kurriz 40 premtime të pambajtura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here